Taksë për Whatsapp (dhe një taksë që do na bënte mirë ne shqiptarëve)

August 13, 2018 08:55

Taksë për Whatsapp (dhe një taksë që do na bënte mirë ne shqiptarëve)

Nga 1 qershori 2018, Uganda është bërë vendi i parë në botë që vendos një taksë për rrjetet sociale; për përdorimin e faqeve e aplikacioneve si Whatsapp, Facebook e Twitter.

Për t’i përdorur rrjetet sociale, qytetarët duhet të paguajnë rreth 5 cent në ditë (konvertuar nga monedha lokale).

Kreu i shtetit ka deklaruar se kjo taksë ishte e nevojshme për të ndalur thashethemet në rrjetet sociale.

Kjo nuk taksa e vetme e çuditshme.

Nëse ju bie të kaloni në aeroportin ndërkombëtar të Maiquetia në Caracas (Venezuelë), bëni gati 127 bolivar (20 euro): është “taksa e frymëmarrjes” që duhet të paguajnë pasagjerët për të kompensuar koston e sistemit të filtrimit të ajrit të instaluar në vitin 2014 në aeroport.

Sipas autoriteteve, sistemi i filtrimit të ajrit pastron dhe aromatizon aeroportin dhe bllokon rritjen e baktereve duke mbrojtur kështu shëndetin e të gjithë pasagjerëve.

Kurse në Rumani, ku shumë persona besojnë akoma në supersticion, magjia është një biznes në lulëzim.

Deri para pak vitesh, ky aktivitet nuk njihej nga qeveria dhe nuk ishte i taksueshëm.

Por në vitin 2011, kur Rumania u përball me krizën, Ministria e Financave mendoi të vendosë një taksë edhe për zanatet që dikur nuk ishin zyrtarisht të njohur.

Mes tyre, edhe astrologët dhe magjistarët, të cilët që prej asaj kohe duhet të paguajnë taksë 16% të të ardhurave.

Dhe ja një taksë që do na bënte mirë ne shqiptarëve.

Në Suedi emrat e fëmijëve kanë nevojën e aprovimit nga enti fiskal. Suedezët duhet të shohin emrin e fëmijës që të miratohet nga agjencia e taksave para se fëmija të mbushën 5 vite.

Nëse prindërit nuk arrijnë të marrin miratimin, mund të gjobiten deri në rreth 500 euro (konvertuar me monedhën suedeze).

Ligji është i vitit 1982 dhe është vendosur si masë parandaluese për prindërit që duan t’u vendosin fëmijëve emra ofensivë apo të ngatërrueshëm.

b.m. / dita

August 13, 2018 08:55
Komento

1 Koment

  1. Arben August 13, 11:47

    Te gjitha taksat Jane m….t, o shoket e dites.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*