Taksimi për shtëpitë e dyta, Majko: Ja rastet kur duhet pasur kujdes

December 18, 2013 16:48

Taksimi për shtëpitë e dyta, Majko: Ja rastet kur duhet pasur kujdes

Deputeti socialist, Pandeli Makjo, komenton në Facebook debatin e ditëve të fundit për taksimin dyfish të shtëpive të dyta. Majko argumenton se pavarësisht se është pro logjikës se “kush ka më shumë duhet të paguajë më shumë”, ajo që është e domosdoshme ka të bëjë me statusin e këtyre shtëpive të dyta. Deputeti socialist thotë se duhet debat konstruktiv për të gjetur një zgjidhje për taksim të ndershëm, në mënyrë që të mos taksohen njësoj familjet që shtëpinë  e dytë e kanë nevojë jetike me ato familje që realisht e kanë tregues të mirëqenies.

“Lexova ne shtyp sot per vemendjen qe ka terhequr debati i djeshem ne Komisionin e Ligjeve per “taksen e nderteses”… Debati u hap nga propozimi eshte qe te gjitha ndertesat e dyta, te treta etj, te taksohen dyfish. Kushdo e di qe ndertesat e banimit ne Shqiperi kane nje dallim midis atyre qe jane ndertuar para dhe pas vitit 1990-et. Arsyetimi im eshte i thjeshte dhe se “pasuria” e baneses varet nga metrat katrore qe ke ne pronesi dhe jo “numri” i banesave qe zoteron. Ana tjeter e problemit eshte se taksimi per ndertesat ne “komuna” do te jete i pergjysmuar me ato qe jane brenda vijes se verdhe (brenda ne qytet). Kjo per Tiranen krijon nje “lapsus”…Me nje fjale, te gjitha vilat e ndertuara jashte vijes se verdhe te Tiranes bashki, do te paguajne me pak taksim per meter katror se sa pershembull shtepite e para viteve 90-et ne kryeqytet. Dyfishimi takses nuk eshte takse progresive por nje lloj takse e jashtezakonshme. Debati ka qene dhe mbetet konstruktiv per te gjetur nje zgjidhje me taksim te ndershem. Llogjika eshte njelloj, ne parim kush ka me shume duhet te paguaje detyrimet karshi shtetit dhe shoqerise. Jetojme ne kohe kur te jesh i “pasur” konsiderohet turp dhe kjo eshte pasoje e kultures se korrupsionit. Pavaresisht vlerave monetare qe diskutohen, ne pikepamje legale mendoj se diskutimi eshte i vlefshem. Pyetja ime eshte e thjeshte: Po taksojme te pasurit apo suksesin ne shoqerine tone?… Mijera emigrante e kane filluar “biznesin e pasurimit” me blerjen e shtepise per vete dhe femijet. Eshte nje tradite qe ben dallim tek shqiptaret dhe qe nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga te huajt. Blerja e shtepise eshte fillimi i gjithshkaje per shqiptarin e thjeshte. Ne shume shtete te perendimit numri i shtepive eshte tregues i pasurimit por jo ende ne Shqiperi. Une njoh dhjetra njerez qe kane lene shtepine ne fshat dhe kane blere apo ndertuar nje shtepi ne Tirane apo Durres. A eshte kjo “shtepi e dyte” shenje e pasurimit apo nje nevoje jetike dhe normale per tu…taksuar dyfish?! Ne se ky debat behet per te ruajtur pasurite e padeklaruara te politikaneve atehere besoj se po djegim te “njomin” bashke me te “thatin”… Ju e dini qe per politiken gjithmone ka rrugedalje. Kjo e fundit ishte ironi. Sigurisht!”

December 18, 2013 16:48
Komento

4 Komente

  1. miri ....s December 18, 17:43

    o majko……vec kasolles teme . u kom shpi publike a quhet pikepytje

    Reply to this comment
  2. mergimtari fv December 18, 17:53

    Majko ! ta ka lene ish-kr.min. A.Meksi tabelen e klasifikimit shtepi banimi apartamenete dhe grupi tjeter Vila , keto te çmohen e taksohen sipas grupeve dhe zonave , pse keni paqartesi apo frike ? shembuj eksperience ka bota e Evropa plot , ju mund te tremeni se mund te keni te trasheguar dhe shtepine prinderore dhe tuajen personale , kollaj fare , shisni keto dy apartamente dhe blini nje vile lluksoze ne Sauk-Farke dhe paguani me pak takse se me pare , kjo zgjidhje eshte optimale e mos beni sikur u dhimset populli qe nuk u quaka i pasur se ka dy shtepi sipas disave deputet , Europa prandaj nuk ju pranon se keni kete mendesi ju politikanet e jo populli i shkrete , shumica e evropianeve jane qeraxhinj qe paguajne Takse banese dhe siguracion te detyruar me ligj .

    Reply to this comment
  3. skender December 18, 17:57

    z.Majko si gjithmone i sakt.

    Reply to this comment
  4. lili December 18, 19:14

    Ne France,per shembull,kemi jo nje po d’y taxa:taxen mbi pronen per pronaret,qe eshte e detyrushme per cdo shtepi,banese,vile apo dyxhanapo edhe garagh.Edhe taxen per banimin qe paguhet nga pronaribanor apo nga qiraxhia.Per banesat qe rein bosh,qeveria sapo ka vendos nje taxe shtese per te penalizuar pronaret qe nuk vene per xhira shtepite po i lane bosh…
    Kur jush nuk do kishte guxuar me thane se po tatohet suksesi,si ky majko!edhe sigurisht se te jesh ne qenter eshte ma shtrenjte,po askkush nuk te detyron me qendru aty per te paguar taxa te nalta…edhe eshte normal me paguar si pas hapesires qe ke ne disposition si pas numerit te anetareve te familjes.
    Bile ka edhe nje ponderim si pas te ardhurat tjetra:jush nuk ka te ardhura per banese i zdrypet detyrimi,po jush ka te ardhura te nalta,qofte kudo nga nje suisse a jo,tatohet ma shumepertej nje nivel normal superfaqje per te gjithe.-per shembull cdo m katrore perte 20 mètre/njeri takohet ka déri ne 40 métier edhe exponiensialisht ma shume mbi keta 40 mètre…
    Pra borgjezet shqiptaret paguajne shume pa ne krahasim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim