Tallja e PD me artistët, vendimi i KB nuk kishte të bënte me teatrin

April 26, 2018 14:59

Tallja e PD me artistët, vendimi i KB nuk kishte të bënte me teatrin

Pas një lajmërimi që bënë dje në rrjetet sociale këshilltarët e PD-së, një grup artistësh u mblodhën sot para Bashkisë së Tiranës, duke menduar se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak do të diskutohej për pronën e Teatrit Kombëtar.

Por, artistët të nxitur edhe nga kreu i Sindikatës së Artistëve, Kastriot Çipi, një personazh i afërt me Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj, janë përdorur qëllimisht e janë bërë pjesë e kësaj loje, duke qenë se vendimi i miratuar sot në asnjë rresht të tij nuk flet për teatrin.

Përkundrazi, vendimi i Këshillit Bashkiak krijon mundësi për hapësira të reja për banesa sociale ndaj njerëzve në nevojë.

Megjithatë, pasi morën pjesë në mbledhjen e këshillit dhe ndoqën nga afër diskutimet, regjisori Robert Budina dhe kreu i Sindikatës së Artistëve, Kastriot Çipi, u bindën se ishin gënjyer dhe u tërhoqën.

Që e gjithë kjo situatë ishte e orkestruar nga këshilltarët e PD-së e tregon edhe fakti se deklaratat e artistëve u transmetuan live online nga organi zyrtar i PD-së, gazeta “Rilindja Demokratike”.

Vendimi, i cituar nga artistët, në të vërtetë parashikon që pronat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, që aktualisht janë ngrehina apo objekte të pashfrytëzuara, do të mund të zhvillohen së bashku me ato private kufitare, të cilat në përfundim të projektit, do i kalohen sërish në të njëjtën sipërfaqe prone Bashkisë së Tiranës, por tashmë të zhvilluar dhe të gatshme për t’u përdorur për: banesa sociale, biblioteka zyra pune, pika shërbimi për qytetarët etj.

s.a/dita

April 26, 2018 14:59
Komento

3 Komente

  1. seat vlora April 26, 15:47

    Per mashtrime me synimin per te nxjerr njerezit ne sheshe, PD eshte me aktore se aktoret, ndaj dhe te shkretet aktore e hengren mashtrimin dhe ne rresht per nje, dolen ne proteste duke luajtur teatrin komik te inskenuar nga zuzarët e PD.

    Reply to this comment
  2. Fat man April 26, 16:00

    Po tigan dhe vaj kishim marre me vete karat e PD dhe Lesh e Lise se milell e veze i fusin neper breke dhe e kane “armatim” te perhershem per te bere petulla, apo nuk ishte kryeguzhinjerja qe i ka gatuar Saliut PESHK baxhella Mona ?

    Reply to this comment
  3. info analitike April 26, 20:58

    Po lereni ore keto furcet e lali Lekut se ai mendoi ta kalonte ne heshtje ate pune por kur e kuptoi qe do ti behej rezistence me jehone mediatike i nderroi letrat ne tavoline.
    Rrofte pensioni i mamit qe ben mrekullira!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*