Tampon me kanabis për të ndaluar krizat gjatë ciklit

August 13, 2019 20:19

Tampon me kanabis për të ndaluar krizat gjatë ciklit

Tashmë dhimbjet gjatë ciklit menstrual do të jenë më të lehta për tu përballuar me produktin e ri, tampon me kanabis.

Kompania që prodhon produkte femërore revolucionare, ka shpjeguar se tamponët  me kanabis mund të ndihmojnë kundër dhimbjeve menstruale.

Kjo, për shkak të përbërësve që ka bima e kanabis, e njohur si THC e CBD. Për më tepër, tamponi vendoset pranë pikës ku nis dhimbja dhe kjo mund të ulë me lehtësi dhimbjet e barkut.

Pjesa më e madhe e grave që kanë provuar tamponët ka konfirmuar se kanë patur lehtësim të simptomave menstruale brenda 15-30 minutave.

Marijuana ka një histori të gjatë kulturore si ilaç për lehtësimin e simptomave. Ndaj, në shumë vende ku marijuana është e ligjshme, prodhuesit ia kanë shtuar produkteve të tyre. Natyrisht, këto produkte kanë një çmim më të lartë.

Edhe pse nuk janë të disponueshme për ne, është e mundur të gjenden në Kolorado dhe Kaliforni dhe çmimi për 4 tamponë është afërsisht 39 euro.

 

l.h/ dita

August 13, 2019 20:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin