TAP aplikon për marrjen e lejes për nisjen e punimeve

January 17, 2014 17:29

TAP aplikon për marrjen e lejes për nisjen e punimeve

Në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë u mblodh Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për dhënie leje për ndërtim dhe shfrytëzim objektesh të natyrës energjetike, minerare, industriale dhe objekte me rrezikshmëri të lartë të kësaj fushe.

Objekt i takimit ishte paraqitja e aplikimit të përgatitur nga kompania TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëri ëtë ditur se “në respektim të procedurave në fuqi, në këtë mbledhje nga ana e ekspertëve të kompanisë TAP AG u prezantuan materialet që lidhen me fazat e ndryshme ndërtimore të projektit TAP, për të cilat do të jepet Leja Zhvillimore Komplekse si dhe u bënë pyetje dhe diskutime nga anëtarë të komisionit për të cilat u dhanë sqarimet dhe informacionet përkatëse prej përfaqësuesve të kompanisë TAP AG”.

Gjatë dhe në fund të prezantimit, nga ana e Komisionit dhe përfaqësuesve te kompanisë TAP, u diskutuan disa çështje që lidhen kryesisht me marrjen parasysh gjatë përgatitjes së projektit nga ana e kësaj kompanie të problemeve që mund të lindin nga: relievi kodrinor-malor i territorit të vendit tonë, problemeve të erozionit dhe rrëshqitjeve, -infrastrukturës, azhurnimi me lejet ekzistuese dhe të parashikuara në planet e zhvillimit sektoriale rajonale e kombëtare.

Përfaqësuesit e shoqërisë TAP, prezantuan faktin se janë marrë parasysh vështirësitë që mund të lindin nga terreni, apo problemet e infrastrukturës, ndërkohë që dhe gjatë prezantimit të materialit u evidentua parashikimi për ndërtimin e rrugë /ura te reja, apo dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese.

Mbetet tanimë që të procedohet më tej me përgatitjen e praktikave dhe të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e strukturave të MEI, për përcjelljen për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), të aplikimit të kompanisë TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.

January 17, 2014 17:29
Komento

3 Komente

  1. Grava January 17, 21:57

    Ja lumsha!

    Reply to this comment
  2. raimondi Vlonjati January 18, 16:41

    Ja kjo duhet te jete puna e qeverise .Nuk ka nevoje te merret me zyrat e punes, por te japi me shpejtesi rufe aprovimin per te filluar puna sa me shpejt …

    Sa me shpejt te filloje puna….

    Nuk duhet ta vonojne , me procedura burokratike, por menjehere te plotesohet dokumentacioni i nevojeshem qe TAP te filloje nga puna sa me shpejt ne Shqiperi….

    Nuk duhet humbur kohe ..

    Reply to this comment
  3. lumtor shkreli January 23, 22:27

    Bravo TAP !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*