TAP, në fazën e përzgjedhjes së kompanive të zbatimit të projektit

January 26, 2015 13:12

TAP, në fazën e përzgjedhjes së kompanive të zbatimit të projektit

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) pritet të luajë një rol të rëndësishëm për vendin tonë. Kjo për shkak të mundësisë që do t’u jepet kompanive shqiptare për t’u bërë pjesë e tij, mundësive të punësimit në këtë sektor të rëndësishëm, e të mirave të tjera që do të gjenerohen në vijim të tij. Por gara për të qenë pjesë e këtij projekti është shumë e madhe mes kompanive shqiptare dhe atyre të huaja.

Vetëm pak ditë më parë u zhvillua në Tiranë ëorkshopi i dytë i cili konsistonte në përzgjedhjen e mundshme të kompanive për të qenë pjesë e këtij projekti në mënyra të ndryshme. Kështu TAP bën të ditur se është në procesin e përzgjedhjes së kontraktorëve kryesore për Prokurim dhe Ndërtim (EPC) duke kërkuar nga kompanitë e para-kualifikuara për tender për të dyja këto kontrata. Gazsjellësi do të nënshkruajë kontratat me kompanitë e përzgjedhura në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Në përgjithësi kontraktuesit e përzgjedhur do të kryejnë aktivitetet bazë si shërbime mbështetëse të tilla si furnizimi me materiale, logjistikë, menaxhim objekti, sigurinë, hoteleri, etj.. Kjo fazë e përzgjedhjes së kompanive pritet të mbyllet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke përcjellë për sipërmarrjet shqiptare një përgjegjësi dhe shpresë të re për investimet e tyre.

Çfarë është projekti TAP?

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) duhet të luajë një rol kryesor për të siguruar shumëllojshmërinë dhe sigurinë afatgjatë të furnizimit të Evropës me energji. Ky gazsjellës do të lidhë Evropën Perëndimore dhe Juglindore me burimet e reja të bollshme të gazit në gjirin e Kaspikut e më tej.

Ai do të krijojë mundësi të reja në Korridorin Jugor të Gazit dhe në mbarë Evropën dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për plotësimin e kërkesave të rajonit gjithnjë e në rritje për energji, në një mënyrë të qëndrueshme dhe me kosto efektive. Gazsjellësi TAP siguron lidhjen që mungon ndërmjet rrjeteve kombëtare të gazsjellësve të Turqisë dhe Italisë. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është planifikuar që të shtrihet nga jugu i Kipoit, në pjesën lindore të kufirit grek/turk, përmes Komotinit për në Serres dhe vazhdon drejt kufirit grek/shqiptar, vazhdon përmes Shqipërisë, përmes detit Adriatik dhe për të mbërritur në Itali.

Qëllimi i projektit është që të transportojë gazin natyror nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet një seksioni të gazsjellësit me diametër 48” në tokë dhe 36” në det për në Terminalin e Pritjes së Gazsjellësit në tokë që ndodhet pranë Leçes, në pikën lidhëse ekzistuese të rrjetit SNAM Rete Gas dhe më tej drejt Evropës Perëndimore.

Çfarë parashikon projekti?

Projekti TAP përfshin planifikimin, zhvillimin, ndërtimin dhe aktivizimin e gazsjellësit dhe të impianteve të lidhura me të (përfshirë stacionet e kompresorëve, stacionet e matjes, terminalin e pritjes së gazsjellësit, stacionet e valvulave të bllokimit dhe dy stacione të daljes në det) për transportin e gazit natyror të thatë nga pika e lidhjes pranë Kipoit në kufirin grek/ turk për në juglindje të Italisë. Gazsjellësi do të kalojë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, përmes detit Adriatik dhe do të mbërrijë në zonën e daljes në det në provincën italiane të Leçes.

Nga zona e daljes në det gazsjellësi do të vijojë rrugën për tek TPG, ku do të bashkohet me rrjetin italian të gazit (rrjetin Snam Rete Gas). Projekti do të realizohet në dy faza. Faza e 1-rë parashikon një kapacitet të gazsjellësit prej 10 MMKV. Në fazën e 2-të kapaciteti do të rritet në 20 MMKV. Kjo rritje e kapacitetit nuk është planifikuar aktualisht deri dhjetë vjet pas vënies fillestare në punë të gazsjellësit. Pika fundore është lidhja me rrjetin SRG, që ndodhet në murin rrethues të TPGI01. Rrjedha normale e gazit do të jetë nga lindja drejt perëndimit. Gazsjellësi TAP do të projektohet për rrjedhën në drejtim të kundërt si një masë emergjence. Tre SVB janë planifikuar me linja marrëse në Greqi dhe dy në Shqipëri (në Korçë dhe Fier).

January 26, 2015 13:12
Komento

3 Komente

  1. plaku i mocem January 26, 20:49

    Duke e quajtur nje projek madhor nderkombetar gazsjellsin TAP,me nje influence te larte per ekonomine e vendit tone,verej se per kete project fjalet kane nisur heret dhe perseri mbetemi tek fjalet,fazat etj.etj.Do t’i propozoja redaksise se Gazetes DITA t’a konsideroje punen per informimin e publikut per kete gazsjelles,duke e ndjekur hap pas hapi gjithcka flitet e shkruhet per kete ceshtje,duke bere ballafaqimin e deklaratave te ndryshme, afateve,grafikeve etj.Me qellim qe publikut ti jepet informacion I drejte dhe jo llafe per propagande.Psh:Thuhet ne artikull se “Gazsjellsi do te nenshkruaje kontratat me kompanite e perzgjedhura ne gjashtmujorin e dyte te vitit 2015”.Kjo date nuk se ka dale nga redaksia,por gazeta Dita duhet ta ndjeke kete afat per nje informim real,a do te realizohet apo jo.Shume afate kemi pare te jene vendosur per kete project,por a eshte ne gjenje gazeta Dita te thote se cilat nga keto afate jane shkelur deri tani?Mendoj se jo.

    Reply to this comment
  2. info analitike January 26, 20:57

    Mos u lodhni kot se ky eshte hambari i Like Floririt per zgjedhjet lokale.

    Reply to this comment
  3. LORA January 27, 10:29

    Lajmi jep nje informacion te mjegullt.Ekonomia jone dhe njerzit kane nevoje per shume me teper,jo vetem per kete projekt te rendesishem por per cdo hje qe ka lidhje me ardhmerine ekonomike te shtettit te shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*