TAP, nënshkruhet memorandumi me azerët

December 19, 2014 12:53

TAP, nënshkruhet memorandumi me azerët

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe homologu i tij i Azerbajxhanit, Natig Aliyev, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e Master Planit të Gazit të Shqipërisë.

Gjiknuri deklaroi se TAP-i është një projekt me shumë rëndësi për Shqipërinë dhe “kompanitë duhet të jenë aktive”.

“Qëllimi i këtij dokumenti është nisja e bashkëpunimit të masterplanit të gazit, ku vendi ynë është një përfitues real i këtij projekti.

Gjithashtu, kjo nënkupton diversifikim të burimeve të energjisë dhe siguri më e lartë për këtë sektor”, tha ministri Gjiknuri.

“Me bashkëpunëtorët tanë azerë kemi patur prej 1 viti e gjysmë bisedime, jo vetëm për zhvillimin e projektit TAP, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve të tjera ekonomike mes nesh.

Shumë shpejt do të kemi Komitetin e Bashkëpunimeve Ekonomike mes dy vendeve. Qeveria shqiptare do vijojë të suportojë projektin e TAP në mënyrë intensive dhe ka kërkuar edhe investime për kompani shqiptare nga anëtarët e TAP”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Sipas tij, Shqipëria do të bëhet përfituese reale e gazit në të ardhmen.

Ndërkohë, ministri azer Natig Aliyev deklaroi se jemi të kënaqur për bashkëpunimin.

“Qëllimi ynë nuk është thjesht të sjellim gazin, por ta gazifikojmë të gjithë Shqipërinë. Kompania kombëtarë e gazit në Azerbaxhan ‘Socar’ po përgatit terrenin për gazifikimin e vendit tuaj, me studimet e terrenit, pas një sërë projektesh të rëndësishme që ka kryer në vende të tjera, si Gjeorgjia etj”, u shpreh Aliyev.

Sipas tij, ky masterplan është dokument i rëndësishëm, ndersa informoi se brenda dy viteve do të realizojmë një projekt shumë të rëndësishëm me Shqipërinë.

 

December 19, 2014 12:53
Komento

2 Komente

  1. plaku i mocem December 19, 14:22

    Vazhdo me projekte more z.Aliyev!”Po delen do e kete ngrene ujku” deri sa ju te mbaroni se perfunduari,marreveshjet,fizibilitetin,studimiet,kontratat,burimin e finacimit,etj,etj.Vetem llafe e asgje konkrete.Kjo puna e TAP-it po behet si puna e Koridorit te Tete.Gjithe qeveritaret tane kane shkuar ne Azerbaxhan,por me sa duket per kete project vendoset jashte Azerbaxhanit,dhe jashte Shqiperise.Per Shqiperine nuk paska qene e thene qe te jete vend tranziti i gazit.Shqiperia duhet te jete e varur jo vetem nga vendburimi i gazit por edhe nga vendi tjeter,ai qe e tranziton ate,pra ne, do na jepet ndonje dege nga Serbia apo Greqia.”Qaj moj Shqiperi uler moj e gjore” thote nje kenge e vjeter.

    Reply to this comment
  2. raimond vlonjati December 19, 16:23

    Bravo Azeret ! –Ja e mbajten fjalen per gazin ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*