Igli Tare: Jo populizmit post-Beograd. Flasin disa që nuk e kanë dashur kurrë Kombëtaren (VIDEO)

Mira Kazhani October 31, 2014 16:42

Igli Tare: Jo populizmit post-Beograd. Flasin disa që nuk e kanë dashur kurrë Kombëtaren (VIDEO)

Në qëndrën sportive Formello të Lazios  ekipi i DITA-s  që intervistoi Lorikun dhe Etritin, zhvilloi në pankinë edhe një bisedë me drejtorin e Lazios, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Tare e ka bërë legjendën e tij në futboll dhe mesa duket presidenti i Lazio, pa përtej futbollistit, edhe talentin e fshehur të menaxherit të mirë sportiv. Nga rezultatet që po arrin ky ekip aktualisht duket qartë se presidenti Lotito ka nuhatje “ustai”. Igli Tare nuk zhgënjen.

Tare na rrefëu se Loriku, Etriti dhe një tjetër djalosh i ri shqiptar, Strakosha 2 (djali ish portierit Foto Strakosha) spikatin për disiplinë dhe shpirt gare.

Por Igli kish një mesazh për atë që po po ndodh në Shqipëri e Kosovë, por sidomos në Tiranë, me zhurmën post-Beograd.

Më poshtë, pjesë nga biseda  me të:

Igli Tare: E bukura e futbollit është mundësia që i jep të gjithëve të kenë opinionin e tyre dhe ta japin atë. Por kam vënë re diçka, kohët e fundit, sidomos pas ndeshjes që ata që nuk i kanë dhënë kurrë një vlerësim apo rëndësi futbollit, sidomos kombëtares shqiptare kanë dalë tani në skenë. Kam atë përshtypjen time personale që ata e përdorin për populizëm.

Keni ndonjë emër?

Igli Tare: Nuk po ndalem në emra por mjafton të ndalem tek inisiativat për dhënien e çmimeve qytetar nderi. Kjo nuk është korrekte. Nëse do jepej një çmim kjo do duhej të jepej për kombëtaren si grup, si skuadër. Të gjithë nga i pari tek i fundit treguan dinjitet dhe mbrojtën dinjitetin e kombit dhe këtë nderim ata e meritojnë në grup. Nuk do doja që kjo ngjarje të shfrytëzohet për pikë politike. Nuk do doja ta shikoja nga disa njerëz…

[vsw id=”DZPgO0kf-5E” source=”youtube” width=”640″ height=”344″ autoplay=”no”]

 

 

Mira Kazhani October 31, 2014 16:42
Komento

8 Komente

  1. mirel October 31, 03:42

    e ka per Duken dhe Gjiken..

    Reply to this comment
  2. Kristi October 31, 09:35

    Jo jo e ka per Desaren dhe Argiten mbesat e Serbeve qe se bashku me krimbin Sali i kane futur thike mbas shpine ketije Kombi, por ka lindur Avni Rustem dhe shume shpejte do kete shprese per kete vende…/.

    Reply to this comment
  3. Zani October 31, 09:59

    Nuk e beson njeri se na paska dale Mesia ne toke dhe do pajtoje serbet me shqiptaret. Te cilet na i kane armiqesuar qeverite e meparshme dhe do ti miqesoje qeveria e tanishme. Kete me shume se kushdo nuk e besojne vete lojtaret si Loriku qe ishte ne fushe e qe shyqyr qe doli prej andej.

    Reply to this comment
  4. Mark uk October 31, 17:37

    Njeriu qe nuk e ka dashur kurr kombtaren eshte Duka.Ai ka dashur vetem te fitoj para si me kombtaren si me skuadrat e vendit.

    Reply to this comment
  5. arif October 31, 19:49

    Per mustaqen dhe per armanin bossin e ka

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi November 1, 01:34

    Igli Isa Tare është djalë serioz dhe thotë gjera serioze. Është njeri shumë i përgjegjshëm dhe kurajoz. I ati Isai është një nga njerëzit më patriotë që kam njohur në ushtri ? Tung!

    Reply to this comment
  7. SALI 21 -JANARI November 1, 19:58

    kur flet edhe mbesa e serbo-kriminelit e ja kallsha taten e pshurrsha xhenazen

    Reply to this comment
  8. "BALASHI" November 5, 20:08

    Gjithnje njeri serioz e i pjekur, Igli Isa Tare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*