Lazio, Igli Tare kritikon gjykimin ndaj Interit

May 13, 2015 07:42

Lazio, Igli Tare kritikon gjykimin ndaj Interit

Tare kritikon gjykimin ndaj Interit, por “irritimi i ka lënë vend keqardhjes”.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka qenë i ftuar në një emision sportiv italian, ku ka folur rreth episodeve të kontestuara gjatë ndeshjes me Interin, të cilën e humbën me rezultatin 1-2, pa përfituar kundrejt rivalit të përjetshëm të Romës për vendin e dytë.

“Irritimi ka kaluar tashmë, por keqardhja sa vjen e po shtohet”, është shprehur Tare. “Nuk është çështje episodesh, sepse ndeshja ishte shumë e rëndësishme për Lazion, por gjykimi nuk u shfaq në lartësinë e duhur. Janë të shumta rastet që na kanë lënë në mëdyshje.

Edhe pse kërkuam sqarime në fund me arbitrat, nuk na qartësuan sa duhej”.

Duke iu rikthyer ndeshjes, Tare është shprehur: “E nisëm mirë, por më pas përjetuam disa episode që vendosën rrjedhën e takimit, duke e ndryshuar atë.

Të gjithë episodet ishin kundër nesh. Nuk dua të justifikohem apo të pretendoj se ishte mallkim.

Ne jemi plot besim se, i gjithë futbolli duhet të besojë te sjellja e rregullt dhe e drejtë, pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur vitet e fundit”.

Por, një kontribut, sipas Tares, duhet të jepet edhe nga drejtuesit e arbitrave, të cilët duhet të kuptojnë se disa ndeshje janë më të rëndësishme se të tjerat, ndaj dhe duhet medoemos të përcaktohen ekspertë gjykimi.

“Nuk kapemi kot me Massan (arbitri i ndeshjes), por ishin të gjithë gjyqtarët e atij takimi që gabuan”, ka shtuar Tare.

Gara për Championsin? “E rëndësishme është se gjithçka është në duart tona. Duhet të fitojmë ndaj Sampdorias dhe të zbresim në derbin kryeqytetas për të fituar ndaj Romës.

Por, sido që të shkojë, me apo pa kualifikimin e drejtpërdrejtë në grupe, Lazio ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm sivjet”, përfundon Tare, që kujton se Lazio është edhe në finale të Kupës së Italisë.

May 13, 2015 07:42
Komento

1 Koment

  1. sinan hibro May 14, 10:17

    Bravo Tare…D.S. me i suksesshem ne kampionatin italian !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*