Tarifa e rrugës së Kombit, ndërhyrja e Ramës për bizneset e Kosovës

June 6, 2018 16:58

Tarifa e rrugës së Kombit, ndërhyrja e Ramës për bizneset e Kosovës

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ai i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilluan ditën sotme një takim me përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, në kuadër të konsultimit me grupet e interesit përpara rivendosjes së tarifës së kalimit në rrugën Milot-Morinë.

Ahmetaj ka thënë gjatë takimit se me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, bizneset nuk do paguajnë aq sa mendohej në kontratën e parë.

“Ne biem dakord që një tarifë duhet. Problemi është se si ta zbusim dhe mitigojmë këtë tarifë. Çdo gjë që ulet këtu prapë e paguajnë qytetarët shqiptar dhe këtë duhet ta kuptojmë, pra Buxheti i Shtetit. Meqe u ngrit ky shqetësim, është bërë studimi dhe është nxjerrë kostoja e mirëmbajtjes dhe prandaj u detyruam të shkojmë tek praktika koncesionare. Rruga do minimalisht 7 milion euro në vit për mirëmbajtje dhe do dalë kjo shumë; ose do paguajnë gjithë shqiptarët ose përdoruesit e rrugës dhe kjo është e vërteta. Nuk janë kosto të fshehura ato”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ministri i Infrastrukturës tha se qeveria po negocion jo vetëm për të adresuar problemet e popullsisë lokale të Kukësit si një problem i brendshëm por dhe për të adresuar nevojat e përgjithshme të bizneseve, pavarësisht nëse ato janë në Shqipëri apo në Kosovë.

“Ne synojmë që për ata që janë udhëtarë të shpeshtë të kemi një zbritje dhe zbritja është duke u negociuar. Ne nuk do të bëjmë diskriminim tek bizneset. Nëse është bërë një përjashtim për qytetarët e Kukësit këto njihen dhe janë praktika në raport me komunitetet lokale për shkak të mungesës së rrugës alternative. Nuk do të krijohet një konkurrencë e pandershme për shkak të kostove të shtuara të transportit dhe me biznesin do të jetë praktika e njëjtë, si për shqiptarët e Shqipërisë ashtu edhe për shqiptarët e Kosovës. Pra, ketë gjë ne e kemi parimore pasi me të drejtë atëherë do të krijoheshin disbalanca të tilla”, theksoi Gjiknuri.

Ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri dëgjuan me vëmendje shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit të Kosovës lidhur me nivelin e tarifës dhe efektet e saj në kostot e tyre të transportit.

Ata ranë dakord që bashkarisht të bëhen përpjekjet maksimale në drejtim të gjetjes së formave lehtësuese për mjetet e biznesit që lëvizin më shpesh në aksin Milot-Morinë.

Nga ana e përfaqësuesve të biznesit u hodh edhe ideja që qeveria e Kosovës mund të kontribuojë gjithashtu për të lehtësuar barrën financiare që krijohet nga zbritjet tarifore dhe nevoja për mirëmbajtjen e aksit rrugor.

Gjithashtu, përfaqësuesit e biznesit i propozuan ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri që rifillimi i zbatimit të tarifës së kalimit të mund spostohet në kohë pasi të kalojë sezoni i ardhshëm turistik.

“Patjetër që ka një ndërgjegjësim, në të paktën një vit e gjysëm për atë që do të bënte tarifa e rrugës. Nuk diskutohet dhe diskutimi në ekuilibër midis kostos së rrugës dhe një kulture të re, nëse duhet ta themi kështu, por edhe kostos që do t’i ngarkonte qytetarët dhe bizneset ka qenë prezent. Ne jemi fokusuar në bazë të kontratës tek përdoruesit e shpeshtë. Kemi ndërtuar me Ministrin një logjikë financiare progresiviteti, pra për t’i dhënë një mundësi atyre që e përdorin rrugën. Pra, sa më shumë e përdor rrugën me kalime për kamion le të themi, aq më shumë ke mundësi të ulësh çmimin”, sqaroi ministri Ahmetaj.

Më tej ai u ndal tek efekti që ka në Buxhet çdo ndërhyrje lehtësuese në tarifat e kalimit në rrugën Milot-Morinë.

“Janë gati 48-50 milion euro që i merr përsipër Buxheti i Shtetit të Shqipërisë për periudhën e koncesionit vetëm nga këto ndryshime që po mendojmë të bëjmë. Imagjinojeni se sa më shumë makina, kamionë e makina biznesi që të jenë, aq më shumë do paguajë Buxheti i Shtetit sepse në finale është garancia që i ofron përmes koncesionit kompanisë koncesionare.

Lajmi i mirë është se ju nuk do të paguani aq sa mendohej në kontratën e parë. Kryeministri ka ngulur këmbë, ministri ka ngulur këmbë, në finale në kurrizin e Buxhetit të Shtetit vjen dhe ne e kemi pranuar. Pra, jemi në harmoni. Ideja është sa kosto do mbajmë dhe a e mbajmë dot atë kosto që themi ta mbajmë apo jo?! Pra, ky është diskutimi”, theksoi Ahmetaj.

a.s/dita

June 6, 2018 16:58
Komento

10 Komente

  1. Arben June 6, 17:09

    Normal. Lideri supreme I di keto gjera

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu June 6, 17:56

    Kjo eshte me e bukura cdo ulje qe do ti behet bizneseve te nje shteti tjeter, ne kete rast Kosoves, do te paguhet nga Buxheti yne, pra nga taksat e Qytetareve Shqiptare.
    Ne cilen praktike boterore e mbeshtet kete mase ulje te tarifes ky Minister Medioker, perse mos t’a paguj Qeveria e Koqevareve nga buxheti i saj, uljen e tarifes.
    Po kukesianet “vezen e kuqe” bejne qe do te paguajne nje shume simbolike, c’eshte ky diskriminim midis qytetareve shqiptare.
    Hajde koqe kandari hajde.

    Reply to this comment
  3. Mollosi June 6, 18:00

    Tarife rrugore duhet te kete, por ajo duhet te jete me e vogel. Pese euro jane shume !!!

    Reply to this comment
  4. Futja kot June 6, 18:19

    LartGjatësia e Tij, VeshGjati, i di të tëra … madje dhe faktin që është VeshGjatë …!!! Hahahahaha!!! Po këtyre IDIOTËVE, njërit që as anglisht nuk di të flasë dhe tjetrit që di të shesë viza (shyqyr që nuk ka më viza se namin do të bënte, por sot paguhet për takimet që bën me bizneset në zyrë, 20,000 €/takimi) kush ua paguan kalesat në Rrugën e Kombit, apo është parashikuar në kontratën koncensionare???

    Reply to this comment
  5. Ilir N. June 6, 18:24

    Një vinjetë vjetore si i re një herë, si i re 366 herë. Vetëm në ëtë mënyrë vihet barazpesha!

    Reply to this comment
  6. info analitike June 6, 20:44

    Gezoni shoke se kriepsikoja vendos e ju paguani. Ketij po qe i thone shtet me nje sherbetor psikopat qe sillet si padron.

    Reply to this comment
  7. paulo June 6, 21:07

    Rregulli asht : Krijo problemin, shiko reagimin , ofro zgjidhjen.

    Reply to this comment
  8. paulo June 6, 21:12

    Nje here e paguajme kur paguajme taksat vjetore. 27 lek pagusjme per nje liter karburant, dhe nje here tjeter kur kalojme ne rruge. ka ngelur pa u taksu idea se ku do te shkoj neser

    Reply to this comment
  9. Dhi e zgjebosur bishti perpjet June 6, 23:31

    Krijo korsi me kategori
    Korsia me kategori te pasigurte e ka kalimin falas.
    Kush paguan korsine e sigurte kalon shendoshe e mire

    Reply to this comment
  10. Adih June 7, 02:29

    Nafta me e shtrenjte ne rajon . Plus e pa paster .(vjedhje e dyfishte ) Pa rruge dytesore . Vetem autostrate nuk eshte .Autostrate eshte o mesues i anglishtes ,kur gjate gjithe kohes ,shoferi pa problem te ece me 130 km ne ore , e jo me 30 km ne ore ,qe eshte e shpeshte nga abuzimi i juaj ,se ndryshe thyen turinjte . . Merjani ,pardesy bardhit tuaj Basha mbi 250 milione euro vjedhje qe ka bere . Aty e keni profesorin trim e qyretar Ben Mece ,ne ate kohe drejtor drejtorie , se ju ndihmon ,apo sju vjen zeri . Late nam ,jeni te paret dhe te fundit ne bote , qe po vini si pordha neper breke dhe doni te beni dallime ,ne cmim . I therisni pocit se late nam ,e mbi te gjitha , nuk keni te drejte , se kjo rruge nuk eshte bere nga privati ,por nga taksa paguesit shqiptare ,qe ju akoma mendoni ti vidhni prap . Kujdes !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*