Tarifa për Rrugën e Kombit/ Rama falënderon kuksianët: Çdo qindarkë, në investim
Nga Arkiva
Dita e sotme ka shënuar zyrtarisht fillin e tarifës për makinat që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.
Ndërkohë, Kryeministri Rama reagoi duke falënderuar qytetarët e Kukësit për mirëkuptimin. Rama kërkoi ndjesë për shqetësimet, ndërsa tha se çdo qindarkë do të kthehet në investim.
“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Ndjesë për shqetësimin e krijuar, do të bëjmë gjithçka që çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim. Kukësi do të bëhet shpejt me aeroport e do të ketë më shumë investime”, tha Rama.
l.h/ dita
“çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim.”
pra sipas K/ministrit halldup të shqipërisë vjelja e taksës për kalimin në autostradën e paguar nga shqiptarët,e dhënë me konçesion një firme private,nuk do të shkokan për mirmbajtjen e autostradës POR PËR INVESTIME??
PRA PASKA PARA PËR MIRMBAJTJEN E AUTOSTRADËS??
ky babai i gregut dhe zahos,qeka aq i trashë sa as të gjënjejë nuk di!!
apo me 50 vjet ka filluar senilitetitn??
nuk di se çflet??
më duket se jo!
ai e di fare mirë se çflet!!
e di gjithashtu se me çfar populli budalla ka të bëjë.me popull që mudn të tallësh hajdarin sa herë të duash!e talli e po e tall bisha e viçidollit tash 30 vjet rresht!!