Tarifat doganore të Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

April 26, 2018 15:54

Tarifat doganore të Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

Raportimet në mediet gjermane tregojnë se Berlini pret që tarifat ndëshkuese doganore amerikane ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga vendet e BE-së të hyjnë në fuqi më 1 maj.

Ky pohim erdhi nga burime të qeveritarëve gjermanë, pak përpara nisjes së Kancelares Angela Merkel drejt Shteteve të Bashkuara.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i justifikoi tarifat e reja prej 25 për qind mbi çelikun e 10 për qind mbi aluminin, duke thënë se importet e huaja po dëmtojnë sigurinë kombëtare të SHBA-ve, duke minuar prodhimin vendas të nevojshëm për gatishmëri ushtarake.

Por, pas reagimit të ashpër të aleatëve të Amerikës, Trump u detyrua të bëjë një hap prapa e të lejonte një përjashtim të përkohshëm të partnerëve kryesorë nga kjo masë, përfshirë Kanadanë dhe Bashkimin Europian.

Amerika është partneri më i rëndësishëm tregtar i BE-së. Gjatë vitit të kaluar, drejt saj janë eksportuar nga vendet anëtare të bllokut mallra që mbërrijnë vlerën 375 miliardë euro, që do të thotë dyfish më shumë nga sa eksportoi BE-ja në Kinë.

s.a/dita

April 26, 2018 15:54
Komento

1 Koment

  1. Hani pak mos hani shume m.... April 26, 18:18

    Beni protesta sa te doni, por Trump eshte President i Amerikaneve dhe ka marre voten duke perfshire edhe kete premtim qe do te behet realitet, shtimin e prodhimit vendas dhe uljen ne maksimum te papunesise te cilen po e realizon me shume suklses.
    Nuk dime ndonje shtet te BE te mendoje per mireqenien dhe punesimin e qytetareve Amerikane, mbase kete na e thone keta poterexhinjte qe me gjasme po bejne proteste.
    Prisni se nuk keni pre akoma gje…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*