Tarifat e përmbarimit, denoncohen ministrat “teknikë”. Bankat i drejtohen FMN e BB

August 4, 2017 15:46

Tarifat e përmbarimit, denoncohen ministrat “teknikë”. Bankat i drejtohen FMN e BB

 

Sipas shoqatës së bankave vendimi i ministrit të Drejtësisë dhe asaj të Financave që dyfishon tarifat e shërbimit përmbarimor është abuziv, joprofesional dhe buron nga motive të dyshimta.

Top Channel publikon komentet e forta që shoqata e bankave i drejton bankës botërore dhe fondit monetar ndërkombëtar.

“Tarifat e reja të larta janë abuzive dhe subjektive për shkak se nuk bazohen në asnjë analizë profesionale”, thuhet në komentet e bankave.

Pagesa e përmbaruesve përbëhet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse. Ajo  i  parapaguhet përmbaruesit ende pa u kryer shërbimi dhe është e pakthyeshme. Ndërsa tarifa e dytë është e lidhur me suksesin e ekzekutimit të pengut. Përmes një udhëzimi të beftë, në datën 26 qershor, pra vetëm një ditë pas zgjedhjeve, dy ministrat teknikë të opozitës kanë dyfishuar tarifën e pakthyeshme duke e çuar deri në 10 për qind të vlerës së pronës. Sipas bankave kjo përkeqëson situatën, pasi duke fituar pagesa të majme paraprakisht shoqëritë e përmbarimit nuk kanë më motiv të ekzekutojnë pronat e vëna peng.

“Udhëzimi është i papranueshëm dhe tërësisht në kundërshtim me frymën e ligjit dhe përpjekjet e qeverisë për të ulur kreditë e këqija”, thuhet në komentet e bankave.

Por udhëzimi nuk prek vetëm bankat. Sipas ligjit, shpenzimet përmbarimore i ngarkohen gjithmonë debitorit. Me tarifat e reja, qytetarët apo bizneset që nuk arrijnë të shlyejnë borxhet, veç humbjes së pronës do të paguajnë shuma të majme edhe për përmbaruesit. Por më i dëmtuari është vetë shteti, si debitori më i madh. Të gjitha institucionet publike që nuk shlyejnë borxhet ne afat, dhe çohen në përmbarim do të ngarkohen me pagesa të larta, të cilat paguhen nga paratë e taksapaguesve.

“Tarifat e reja krijojnë një barrë shtesë mbi sektorin bankar, komunitetin e biznesit dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në komentet e bankave./TCH

August 4, 2017 15:46
Komento

3 Komente

  1. ??? August 4, 16:38

    Po keta ministrat e PD kaq te trashe jane sa nuk e kuptojne se i bejne dem popullit qe i voton dhe jo qeverise Rama?

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. August 4, 19:23

    Hajdutet bertasin ,kaini hajdutet,nje refleks i pandeshkueshmerise se riciklimit te botes se krimkorrupsionit-mafiozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,nen demagogjite e peshtira komunisto-nazifashite e terrorriste,”sherbe,perca e sundo dhe mashtro-mashtro e terrorrizo se dicka do te fitosh”.Nje marri e shuar marrise nje bashkefajesi.Vendime ministrash teknike,ne kete kuader lind pyetja po kryeministri ku eshte,apo pjese e skenarev te flliqur te rradhes?

    Reply to this comment
  3. Futja kot August 21, 11:22

    Po keto HAJDUTAT, pse nuk merren me normat e interesit qe aplikojne, dhe qe e vjedhin, dhe qe e vjedhin, dhe qe e vjedhin keto”specialista”??? … Hmmmmm, TALLAVA’ vend, me TALLAVA’ institucione!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*