Tashmë dhe bima e kafesë në garë kundër zhdukjes

February 11, 2019 22:50

Tashmë dhe bima e kafesë në garë kundër zhdukjes

A do e pimë një kafe? Kjo është pyetja që na shoqëron mëngjes, drekë e darkë. Plantacionet e kafes janë burimet kryesore nga prodhohen miliona tonelata kafe në të gjithë globin.

Sipas një studimi të bërë muajin e kaluar nga  Science Advances, plantacionet që prodhojnë kafenë janë në rrezik zhdukjeje si pasojë e ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të pyjeve,  pesticideve dhe ngrohjes globale. Bëhet fjalë për 60 përqind të plantacioneve të kafes, ku përfshihet arabica, një bimë nga Etiopia, e cila furnizon dy të tretat e prodhimit të kafesë në të gjithë botën.

Sipas ekspertëve, 75 nga 124 bimët e egra të kafesë janë në rrezik zhdukjeje për arsye të shkatërrimit të pyjeve ku rriten dhe rritjes së temperaturave, faktorë që nuk krijojnë kushtet e duhura për kultivimin e tyre. Shumica e tyre rriten në Afrikë e Madagaskar.

“Kjo ngre një sirenë alarmi, – shprehen studiuesit,- pasi kur ke një plantacion që siguron jetesën e 100 milionë njerëzve vetëm me prodhimin e kafesë, atëherë kostoja e saj në supermarkete apo dyqane është shumë e madhe si dhe cilësia jo e mirë kur ke të besh me kushte jo të mira natyrore kultivimi.

Duket e dhimbshme kur e mendon apo jo?

j.l/dita

February 11, 2019 22:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*