Task forca e OSHEE-së, shoqërohen në polici 20 abonentë

July 12, 2017 11:47

Task forca e OSHEE-së, shoqërohen në polici 20 abonentë

Task Force e OSHEE bën të ditur se janë shoqëruar në polici 20 abonentë, ku mes rasteve të konstatuara në shkelje të ligjit, janë dhe bizneset.

Katër subjekte private janë proceduar ligjërisht dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier i cili me ndihmën e  elektricistit të zonës, vidhte energjinë.

Policia e Fierit ka vënë në pranga punonjësin e OSHEE  si dhe biznesmenin, pronar të subjektit privat.

Si pasojë e aksionit të Task Force, në Burrel janë shoqëruar 2 abonentë për lidhje të paligjshme të energjisë, ndërsa njëri është shoqëruar në Kukës.

Në Elbasan, abonentja E.Z kishte dëmtuar matësin dhe po procedohet nga Policia.

Sakaq, Drejtoria rajonale Tiranë gjatë kontrolleve të ushtruara dje, ka konstatuar në total 15 raste nga të cilat 7 rilidhje të paligjshme për kategorinë familjare dhe 3 për kategorinë privat. Gjithashtu janë konstatuar 5 raste të vjedhjes së energjisë.

July 12, 2017 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*