Task force për ujin, ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme

July 17, 2017 11:27

Task force për ujin, ndërpriten 2325 lidhje të paligjshme

Bashkia e Tiranës vijon aksionin task-force të ujit, dhe që prej nisjes së tij 20 ditë më parë, janë verifikuar 13014 raste dhe janë ndërprerë 2325 lidhje të paligjshme.

Vetëm ditët  e fundit aksioni është përqëndruar në zonat Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, zona te Pularia, Rr. “M.Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, Komuna e Parisit, Yzberisht, Kombinat, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 dhe DN 1200.

Nga monitorimi i situatës në terren këto ditë u verifikuan 1167 raste, ku u identifikuan dhe u shkëputën 216 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, duke qenë se uji i pijshëm përdorej për ujitje apo për larje të automjeteve. Gjatë këtyre tre ditëve u vendosën gjoba për 10 abonentë familjarë dhe për 3 biznese.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe lidhjes së kontratave të rregullta me UKT, si dhe për vendosjen e matësve të rinj të ujit. Në tre ditë janë nënshkruar 147 kontrata të reja, si dhe 58 aktmarrëveshje për pagesën e ujit. Gjithashtu, specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë vendosën edhe 415 matës të rinj uji. Ndërsa për abuzime janë gjobitur 181 abonentë familjarë dhe 103 biznese.

Ndërsa, numri i kontratave të reja të lidhura që nga dita e parë është 1256, si dhe janë nënshkruar 430 aktmarrëveshje me UKT për pagesat e ujit të pijshëm. Specialistët e UKT kanë vijuar edhe punën për vendosjen e matësve të rinj të ujit në rastet kur janë të dëmtuar apo që mungojnë. Në total numri i matësve të rinj të ujit të vendosur është 1986.

July 17, 2017 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*