Task-Forcë Speciale kundër krimit, reagon PD dhe LSI

November 5, 2017 18:22

Task-Forcë Speciale kundër krimit, reagon PD dhe LSI

Pas paralajmërimit të Ramës për ngritjen e një Task Force për të zbuluar lidhjet e kriminelëve me politikën dhe vendosjen para drejtësisë ka reaguar edhe deputeti i PD-së.

Edi Paloka shprehet me ironi se kjo Task Forcë me siguri do zbulojë që me krimin është e lidhur opozita.

“Rama, Task-Force për zbulimin e lidhjeve te krimit me politiken…?!! Me siguri do zbulojë që me krimin është e lidhur opozita.

Madje dhe për deputetët e inkriminuar të rilindjes dhe për Tahirin dhe për gjithë llumin e krimit në administratën e rilindjes , të jeni të bindur që “fajin e ka opozita dhe mediat e kazanit”” deklaroi ai.

Po ashtu i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një statusi në Facebook. Vasili shprehet me ironi dhe thotë se duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin.

“Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??

Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.

Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.

Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.”, shkruan ai.

November 5, 2017 18:22
Komento

3 Komente

  1. MONIKA NEPERKA PIKA - PIKA November 5, 20:41

    Zoti P. Vasili , harrove te kujtoje dhe ate thirrjen per armatosjen e popullit , te bere gjate fushates elektorale , pa permendur lajmin e sotem sensacional , qe Edi Rama do te rrezohet gjate ketyre 2 javeve dhe ne vend te tij do te vendoset qeflesha me e madhe per para e per pushtet , Monika Kokemadhja , qe familja e Ilir Floririt ta ktheje Shqiperine ne nje ciflig te vet !
    Po iu dridhen gjunjet nga frika e Vetingut dhe jini ne perpelitjet e fundit !

    Reply to this comment
  2. demo November 6, 06:01

    Te thashe o Edi Rama,te thashe qe para 4 vjetesh,kur e mbushe qeverine me Tahire,Brizeida,Spiropardha,g99-ca dhe largove kapacitetet intelektuale nga PS si Arben Malaj,Arta Dade,Ermelinda Mexi,,,njerez serioza,themelet e shendosha te PS,por ti shkule guret e themelit dhe i zevendesove me guricka qe rreshqasin nga joshja e Hashasheve.Ja,cfare te bene lojrat e tua me qeverisjen!

    Reply to this comment
  3. Duna November 6, 08:55

    Reagimet e PD dhe Lesh e Lise sigurisht tregojne qe po ju vjen fundi dhe keto perpelitje jane te fundit para vetingut, para daljes se fakteve (te vertetuara se populli i di mire ato, bile me mire se organet e drejtesise qe i kane fshehur vazhdimisht) dhe sigurisht denimit te krimineleve dhe hajduteve te ketij vendi qe vazhdojne te jene ne pushtet dhe biznes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*