Tatimet do të certifikojnë çmimet në hotele e restorante

July 10, 2014 12:12

Tatimet do të certifikojnë çmimet në hotele e restorante

Hotelet dhe restorantet në zonat turistike të vendit do të duhet të pasqyrojnë listën e çmimeve të tyre, listë e cila do të çertifikohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria e Tatimeve, e cila ka nisur kontrollin në këto subjekte.

“Në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, po punohet për çertifikimin e listës së çmimeve në të gjitha subjektet tregtare të hotelerisë dhe restoranteve, ku listat e çertifikuara do kenë logon e dy institucioneve”, thuhet në një deklaratë për mediat.

Po ashtu, Tatimet kanë ushtruar kontroll në zonën e Durrësit, ku vetëm brenda një jave kanë konfiskuar 20.000 mije shishe birrë pa faturat përkatëse, 3 600 shishe me pije të aksizës si whisky, verë si dhe asete te luajtshme, të cilat në tërësi kapin një vlerë rreth 10.500.000 lekë.

Po ashtu, ka konstatuar shkelje të rënda në subjektet tregtare, që ishin pa licensa, që kishin punëtorë të palegalizuar etj. U penalizuan 404 subjekte si dhe u arrit të licensohen 159 subjekte në QKR, çfarë do të thotë rritje e ndjeshme e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.

Drejtoria e Tatimeve i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë cdo rast abuziv në numrin pa pagesë 08001414 ose në www.tatime.gov.al.

July 10, 2014 12:12
Komento

1 Koment

  1. dorela July 10, 13:33

    Po keta kapadainjte qe e kane mbuluar bregun me shellona qe rrine kot, nderkohe qe njerezit s’kane ku te vene cadren e tyre paguajne tatime ashtu sic duhet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*