Tatimet: Dorëzimi i Tatimit të Thjeshtuar, 12 Shkurti afati i fundit

February 5, 2018 17:21

Tatimet: Dorëzimi i Tatimit të Thjeshtuar, 12 Shkurti afati i fundit

Data 12 Shkurt 2018 është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, për periudhën tatimore të lidhur me vitin kalendarik 2017, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

“Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga;

-Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

-Të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave”, thuhet në njoftim.

Administrata tatimore ju këshillon të plotësoni korrektësisht dhe në afat këtë deklaratë vjetore për të shmangur penalitetet administrative të parashikuara në ligj. e.k/dita

February 5, 2018 17:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*