Tatimet kontroll bizneseve për deklarimin e pagave të të punësuarve

January 25, 2016 11:11

Tatimet kontroll bizneseve për deklarimin e pagave të të punësuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë kontrollet për verifikimin e pagave të punonjësve në sektorin privat.

Bizneset do të kontrollohen për pagat e deklaruara dhe krahasimin me kompanitë e tjera të të njëjtit sektor.

Gjithashtu, kontrollet kanë të bëjnë me verifikimin e deklaratave vjetore të të ardhurave nga individët.

Në një dokument të posaçëm, Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ka njoftuar bizneset se mund të jenë objekt të verifikimit në vend ose nga zyra e administratës tatimore lidhur me deklarimin e pagave për punonjësit e tyre. Sipas njoftimit, Kriteret e përzgjedhjes së Tatimpaguesve për kontroll do të jenë :

-Verifikimi i pagave të deklaruara me ato reale bazuar në informacione të marra nga palë të treta apo verifikimi në vend.

-Verifikimi i pagave të deklaruara me ato të subjekte të tjera private apo publike të të njëjtit lloj aktiviteti apo të ngjashëm me to, të cilët kanë të punësuar punonjës me të njëjtin lloj profesioni.
-Verifikimi i pagave të deklaruara me ato të deklaruara nga individet nga Deklarimi i deklaratës individuale vjetore e të ardhurave.

Deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend. Shqipëria mbledh të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore vetëm 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndërkohë që mesatarja rajonale është 10% e PBB-së, ndonëse vendi ynë ka ndër nivelet më të lartë të taksës së punës (15% që paguhet nga punëdhënësi dhe 11.2% nga punëmarrësi). /Dita/

January 25, 2016 11:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*