Tatimet kontroll klubeve shqiptare, të gjithë në “skaner” para zgjedhjeve të FSHF-së

January 11, 2018 18:46

Tatimet kontroll klubeve shqiptare, të gjithë në “skaner” para zgjedhjeve të FSHF-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar një kontroll mbi një numër të madh klubesh futbolli, pjesëmarrëse në të gjitha kategoritë në Shqipëri.

Kontrolli daton nga data 22 janar, deri më 7 shkurt, datë që përkon edhe me zgjedhjet në federatë.

Kontrollit do t’i nënshtrohen edhe shoqatat sportive dhe klube të Kategorisë së Parë e të Dytë, të gjithë anëtarë me të drejtë vote në FSHF.

Në Shqipëri është e ditur që shumë klube e subjekte janë borxhli ndaj shtetit.

Sipas një raporti të vitit të kaluar të DPT, thuajse 30% e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, kanë borxhe tek tatimet.

January 11, 2018 18:46
Komento

3 Komente

  1. Arber January 11, 23:28

    Jo vetem tatimet, por redhe Vetting-u duhet te kontrollojne pasurite e “bossit” te Futbollit Armando Duka.

    Reply to this comment
  2. servet January 12, 10:02

    Pse jo dhe te Finos?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*