Tatimet njoftim të rëndësishëm për bizneset: Afati i fundit, më 20 gusht

August 18, 2018 16:24

Tatimet njoftim të rëndësishëm për bizneset: Afati i fundit, më 20 gusht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit përmes një njoftimi në faqen zyrtare se, afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit të mbajtur në burim për dividentët është data 20 gusht.

Në rast modeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, Drejtoria e Tatimeve bën me dije se do të zbatohen dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Dispozitat parashikojnë;

Penalitet në vlerën 10,000 lekë për mosdorëzim në afat të deklaratës të tatimit të mbajtur në burim.

Penalitet të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer.

s.a/dita

August 18, 2018 16:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*