Tatimet paralajmërojnë bizneset e vogla: Kujdes me gabimet me shtypjen e kasës, do ju fusim në TVSH

September 8, 2018 12:43

Tatimet paralajmërojnë bizneset e vogla: Kujdes me gabimet me shtypjen e kasës, do ju fusim në TVSH

Bizneset e vogla, që qarkullojnë më pak se dy milionë lekë rrezikojnë të futen në skemën e TVSH-së nëse nuk raportojnë shtypjet e gabuara të kasës fiskale.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tatimpaguesve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim.

Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas procesverbalit përkatës.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.

Administrata Tatimore, mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat tatimore që atyre iu lindin, përfundon njoftimi i tatimeve.

o.j/dita

September 8, 2018 12:43
Komento

1 Koment

  1. Arben September 9, 11:57

    Hahahahaha hahahahahajahahahajajajajjajjajajaja hahahahahahaha hahahahaha hahahahahahaha hahahahaha

    Me lot me lot.

    Jepini, nuk thone gje se partia ua ve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*