Tatimet, si taksohen pronat që lëshohen me qira

July 25, 2019 10:52

Tatimet, si taksohen pronat që lëshohen me qira

Drejtoria e Shërbimit dhe Regjistrimit të Tatimpaguesve përmes një njoftimi i bën thirrje të gjithë individëve që lëshojnë prona me qira, që të zbatojnë ligjin. Ky njoftim vjen në vijimësi të aksionit antiinformalitet të nisur një javë më parë në të gjithë vendin.

“Çdo individ ka të drejtë të shfrytëzojë asetet që zotëron (shtëpi, apartamente, etj) për të përfituar të ardhura në formë të ligjshme.Në zbatim të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, nenet 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%”, thuhet në njoftim.

Rastet e tatimit 15%:

1- Në rastin kur pronën tuaj ia keni dhënë me qera një Subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor. 2- Kur qeramarrësi (paguesi i të ardhurave) është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, ju si përfitues i të ardhurave, jeni i detyruar të deklaroni dhe të paguani në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Për të kryer deklarimin dhe pagesën, fillimisht ju duhet të regjistroheni. Për këtë mjafton të paraqiteni pranë zyrave të Shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore pranë të cilës jetoni, për t’u regjistruar për përgjegjësine tatimore të tatimit në burim (jo në QKB).

KUJDES! Deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qera mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta akomodimi për turistë (bed&breakfast). Ju keni detyrimin ligjor të regjistroheni pranë QKB si subjekt që ushtron aktivitet tregtar.

e.t./dita

July 25, 2019 10:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*