Tatimet: Tërhiqni kuponin tatimor ose refuzoni blerjen kur subjekti nuk e lëshon

June 22, 2018 16:14

Tatimet: Tërhiqni kuponin tatimor ose refuzoni blerjen kur subjekti nuk e lëshon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer edhe një herë kujtesës për kuponin tatimor duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrisnin përgjegjshmërinë për ta tërhequr atë. Në çdo rast kur subjektet nuk lëshojë kupon Tatimet nënvizojnë se atyre u lind e drejta të refuzojnë transaksionin.

“Administrata Tatimore, ju bën thirrje qytetarëve dhe i inkurajon që të tërheqin kuponin tatimor, për çdo mall apo shërbim që marrin. Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor dhe e drejtë e gjithsecilit, është një kontribut i drejtpërdrejtë për ekonominë dhe shërben në përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë.

Administrata Tatimore, ju kujton se çdo blerësi, personi fizik, juridik ose individi, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, shkruan Monitor.

Administrata Tatimore ju fton te denonconi çdo rast të mos lëshimit te kuponit tatimor duke vendosur , në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve: numrin e gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresën elektronike [email protected] Ju gjithashtu mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733” thuhet në njoftimin e Tatimeve.

o.j/dita

June 22, 2018 16:14
Komento

4 Komente

  1. As June 22, 17:59

    Ky mesazh per qytetaret eshte “pese me hic” .
    Qytetaret paguajne nje administrate te tere qe ka per detyre te evitoje evazionin fiskal. Ne qofte se nuk e bejne detyren te lene vendin e punes ose ti largoje titullari.
    Drejtoria Tatimore te mos rri ne ajer te kondicionuar por te dale ne teren pasi nuk i lan dot duart duke iu drejtuar qytetareve per nje pune qe i takon asaj

    Reply to this comment
  2. Arben June 22, 21:30

    Veprim tregetar perbehet

    1. Merr mallin qe kerkon

    2. Merr parate e mallit.

    Kete kuponin nga e kemi tja shohem njehere fytyren

    Reply to this comment
  3. tomorraku June 23, 15:37

    Perse nuk jepet kuponi tatimor nga shitesit?!Kuponi pasqyron sasine e mallit qe shitet dhe vleren e tij ne para , ja pse shitesit e ketij malli nuk jane te interesuar te lesojne kupon tatimor; ndersa bleresi ka nji fare interesi qe shpesh here nuk jepet nga pronari apo shitesi i mallit; Interesi mund te jete ne vlere monetare ose me mall nga ato te shitesit!Po perse kjo praktik nuk po gjen zbatim?Sepse shitesi vonon ne dhenien e “shperblimit ” per bleresit me vleren e kuponave te grumbulluara per nji kohe qe mund te shkoj edhe me vite dhe bleresi e humbet interesin , ndersa shitesit kjo i intereson dhe e zgjat afatin e “shperblimit”Disa supermarkete po zbatojne nji praktike favorizimi per pensionistet ; Cdo pensionist ,nji dite ne jave mund te marre mallra ne supermarket me 10%ulje . Po te zbatohet kjo praktike per te gjithe pensionistet per cdo dite te javes , atehere do te arriheshin dy “objektiva”; pensionisteve do tu ulej TVSH 50%, ndersa tregetise do ti rritej qarkullimi i mallrave mado mendja ne mos 50%,por mbi 20% keshtu dote rritej
    konsummi,qarkullimi i mallrave dhe te ardhurat e biznesit! Provojeni dhe lerini thirrjet per te mos paguar mallin kur nuk jepet kuponi apo te padisi qytetari shitesin qe nuk jep kupon kur kjo eshte ne detyrat e tatim taksave , te cilet shpesh edhe vete nuk terheqin kupon tatimor!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*