Tatimet urdhër të prerë bizneseve: Dorëzoni sot deklaratën e TVSH-së

July 16, 2018 11:15

Tatimet urdhër të prerë bizneseve: Dorëzoni sot deklaratën e TVSH-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu drejtohet të gjithë tatimpaguesve të biznesit të paguajnë deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, pasi sot është afati i fundit.

Tatimpaguesit të cilët nuk do të përmbushin afatet e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së thjeshtuar, do të përfshihen automatikisht në përgjegjësinë tatimore të TVSH-së.

DPT qartëson se mosdorëzimi i deklaratës brenda afatit shoqërohet me një penalitet prej 5,000 lekësh, dhe shton se nuk do të ketë asnjë penalizim nga ana e administratës tatimore në rast se konstatohet se deklarata e thjeshtuar e TVSH-së është plotësuar me gabime.

Për të shmangur çdo gabim të mundshëm ose paqartësi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon që qytetarët të shfrytëzojnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme që administrata tatimore ka vënë në dispozicion për mbarëvajtjen e këtij procesi.

  • Ju mund të vizitoni “Këndin e Asistencës”, dedikuar biznesit të vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore.
  • Mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02
  • Në dispozicionin tuaj është edhe shërbimi Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, mund të klikoni në linkun: https://bit.ly/2LckDFJ

s.a/dita

July 16, 2018 11:15
Komento

1 Koment

  1. Arben July 16, 17:08

    Shkresat e ketyre si flete-thirrjet e gestapos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*