Tatimi i dyfishtë me Arabinë Saudite, firmoset marrëveshja

June 12, 2019 10:22

Tatimi i dyfishtë me Arabinë Saudite, firmoset marrëveshja

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, e cila u nënshkrua në shkurt të këtij viti në Riad, është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e së martës, të Komisionit të Ekonomisë dhe Financës.

Tashmë nëse një individ apo person juridik i cili është rezident i njërit prej shteteve dhe siguron të ardhura në shtetin tjetër, nuk ngarkohet me detyrime tatimore të dyfishta, por ka të drejtë t’i paguajë ato vetëm një njërin shtet ose të ndara ndërmjet të dy shteteve. Përpos tyre dokumenti ka dispozita në bazë të të cilave shtetet kontraktuese shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal për subjektet që kanë aktivitet në të dy vendet.

Kjo marrëveshje i paraprin investimeve të dy vendeve dhe krijon garancitë e nevojshme për tërheqjen e investitorëve potencialë të cilët kanë shprehur interes për investime në vendin tonë. Për rrjedhojë pritet që bashkëpunimi dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej.

e.t./dita

June 12, 2019 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*