Tatimi i pagës minimale, Luçi: Spekulim. Skema nuk ndryshon
Ministria e Financave ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë ndryshim në skemën e tatimit mbi të ardhurat personale.
Në një konferencë për shtyp, zv.ministri i Financave, Erjon Luçi u shpreh se drafti për të cilin kanë shkruar mediet është diskutuar vetëm në nivel teknik dhe jo politik. “Duke marrë shkasë nga diskutimet e ditëve të fundit mbi tatimin mbi të ardhurat personale dëshirojmë të sqarojmë publikun:
1. Së pari: nuk ka ndryshim në skemën e tatimit e të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndonjë ndryshim të mundshëm në këtë drejtim;
2. Reforma përsa i përket politikës të taksave tashmë ka përfunduar në përputhje me premtimin elektoral dhe programin e qeverisë.
3.Tashmë fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave buxhetore do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimi i eficiencës dhe i administrimit tatimor dhe doganor”, u shpreh zv.ministri.
Duke folur për këto masa, Luçi shtoi se: “Në mes të korrikut janë mobilizuar në të gjitha qytetet 500 punonjës të rinj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me synim kryesor ndërgjegjësimin për parandalimin e evazionit fiskal dhe informalitetit. Kjo i paraprin një aksioni më të gjerë të luftës kundër informalitetit që përfshin një paketë të plotë masash që do të prezantohet shumë shpejt”, tha Luçi.
Z. zv. minister! Shumica dermuese e dyqaneve, ne te gjitha anet e Shqiperise, nuk kane kasa fiskale. Vini kasa fiskale dhe problemi lehtesohet shume. Ata 500 njerezit qe keni derguar, gjysma, ne mos me shume, jane te korruptuar nga sistemi i korruptuar, prandaj mos u (na) ngopni me luge bosh. Urgjrent kasa fiskale edhe shitesve ambulante, ose mbyllje e tyre. Kjo eshte zgjidhja me optimale.
Duke lexure shume artikuj na vjen keq qe probleme qe kan qene te zgjidhur sote tregohen edhe si shume te veshtira po jape vetem nje shembull rezultati ekonomik i ndermarjeve kontrolloheshin cdo tremuaj KAM PUNUARE ME TE RESPEKTUARIN NEHAT NASUFI (DUKE MOSS QENE EKONOMIST ) KUR VINTE NEHATI PER KONTROLL NDJEJA GEZIM SE TE MESONTE DHE ANALIZA ISHTE PER TE PERMIRESUAR PUNEN( megjithese BIOGRAFI TE KEQ ISHTE REALIST DHE JO NJE SHERBETOR I EPROREV Eme FALNI SE U ZGJATA PER TE POR DOTE TREGOJ KONCEPTIN madh I PRODHUARE ICIL DUHEJ TE DILTE NGA PAGES E PUNONJESEVE NE PROCESIN E VJELLJE SI DHE VEREFIKIMEVE NE TEREN KUR MBYLLEJ BILANCI KESAJ I HIQESHIN HUMBJET E LEJUESHME DHE PASI SHIKOHRJ GJENDJA E MALLIT NE NDERMARJE SHIKOHEJ DIFERENCA E TE ARDHURAVE DHE SHIKOHESHIN GJITHE ATURIMET DHE KRAHAS RRUGES SHKRESORE ME ENTIN DEBITOR VIHEJ DHE SHIKOHEJ SI ZGJIDHEJ eSHTE E VERTET SE SOT STRUKTURA E QARKULLIMIT KA NDRYSHUAR POR PO TE PERMISOHET PUNA NEDOGANA DHE QOFTE VETEM NJE ASORTIMENT TE ANALIZOHET ME BILANCET E SHITJES ME PAKICE I BENE SHITESDHE TE NDERGJEGJSHEM PO KESHTU DHE PER PRODHIMIN VENDAS