Tatimi mbi mjerimin si triumfi i së keqes!

A. Duka August 10, 2015 12:00

Tatimi mbi mjerimin si triumfi i së keqes!

Kur nuk ke fuqi,
që të prodhosh lekë,
do të vish vërdallë,
si pordha në brekë!

Kur shumë miliarda,
mungojnë tek rreshti,
do mendosh të nxjerrësh,
edhe dhjamë nga pleshti!

Më në fund Rilindja,
e gjeti shërimin,
ndaj do të tatojë,
skamjen dhe mjerimin!

Se do të tatojë,
skamjen dhe mjerimin,
veç mos deklarojë,
sot falimentimin!

Canit në civi,
do t’i shtohen pikët,
se do të tatojë,
dhe paraplegjikët!

Edhe pensionistët,
që i ka me besë,
u dha nga një kafe,
do t’u marri pesë!

Vapori i Rilindjes,
ka futur shumë ujë,
u tretën premtimet,
me zhurmë e me bujë!

Tani që të gjithë,
në një mëndje jemi,
se e meritojmë,
qeverinë që kemi!

Jo vetëm që s’shtohet,
asgjë në mirëqenie,
po gjithnjë do kemi,
rënie edhe rënie!

Nuk është Rilindja,
që solli mandatën,
po ajo nuk mundi,
të kapë situatën!

Asgjë dhe asgjë,
nuk bëri dot mirë,
ndaj është gjithë vatani,
në rënie të lirë!

Unë nuk jam Fridmani,
që të jap receta,
po shoh se këtu,
një mynxyrë është jeta!

Mbase kaq i shpejtë,
nuk do qe rrënimi,
po këtu ka vdekur,
shpresa dhe besimi!

Kur nga katër anët,
nxin e nxin katran,
ministra të qeshur,
dalin në ekran!

E gjithë qeveria,
mburret edhe mburret,
kur me kohë në tokë,
i kanë rënë poturet!

E gjithë qeveria,
mburret edhe mburret,
se është e sigurt,
që askush s’i turret!

Ata përmbi shpinë,
vendit i kanë hipur,
se ky popull është,
një popull i shtypur!

Dhe pse në mjerim,
dhe në skamje rron,
ai thjeshtë ul kokën,
dhe nuk reagon!

Dhe nuk reagon,
as me zë të mekur,
se gjithë sindikatat,
me kohë kanë vdekur!

Kur s’ke sindikata,
ka vdekur liria,
pa asnjë mundim,
sundon borgjezia!

Këta që do ishin,
për ne shërbëtorë,
s’di pse na janë kthyer,
me hanxhar në dorë!

Çdo “reformë” që bëhet,
në atdheun tim,
përfundon si shtypje,
edhe shfrytëzim!

Ndaj shteti s’i nget,
kurrë miliarderët,
po thikën e ngul,
vetëm tek të mjerët!

Vetëm tek të mjerët,
thikën e mban kallur,
ndaj është bërë Sovrani,
emër për t’u tallur!
(Do tatohen pensionistët dhe invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, pleqtë dhe plakat e azileve, të çmendurit e Elbasanit dhe Vlorës)

A. Duka August 10, 2015 12:00
Komento

14 Komente

  1. "BALASHI" August 10, 12:16

    Po poet! Mire i ke thene. Qeveria duhet te merret me reformat kryesore, qe ne si popull i dime ku duhet vene dore, e jo me brockulla…

    Reply to this comment
  2. Artemisa August 10, 12:46

    Ne kete e dinim shume kohe para se Edvini dhe minjte e tij te merrnin pushtetin.
    Cudia qendron tek ti Arben, qe, t’u deshen dy vjet per te kuptuar se c’menxyre e ka zene mjeranin popull.
    Qe te ndodhte kjo , mos harro, qe eshte edhe merita jote ( “ish nga perendia por duheshin dhe pak duart e mia” ( te tuat).
    Inatin, mllefin, pakenaqesine ( quaje si te duash) qe kishe me personin Berisha, ti per vite me radhe e shite si deshtim te qeverisjes duke bere qe nje pjese e popullates ( ajo me e paformuara dhe qeflije e bejteve) te te besonte dhe t’a shihte shpetimin tek nje njeri qe vec gjatesise trupore nuk kishte as nje cilesi.
    E ndershme do te ishte te kerkoje ndjese per te gjithe ate qe ke bere dhe pastaj te hedhesh ne vargje ate qe shohim dhe vuajme perdite.

    Reply to this comment
    • Dashamiresi August 10, 19:00

      Jooo Artemisa! Nuk do te donim kurre te rikthehej ne pushtet mjerimi e fatkeqesia me e madhe per shqiptaret…bajraktari mesjetar Sali Berisha.Mund te zgjidhni alternativa te tjera,por kurrsesi REGRESIN E ANTIKOMBETARIN ME DAMKE .

      Reply to this comment
      • iliri tjeter August 11, 02:16

        O dashamires qe nuk je dashamires. Duket qe te kane dhene shume opium dhe nuk orientohesh dot.
        1. Heqja e vizave 2. Pranimi ne NATO .3. Ndertimi i rrugeve qe une dhe ti nga fshati per nje qytet te mos shkojme hipur mbi gomar. 4. Rritje rrogash dhe pensionesh. 5. Perballimi me sukses I ndikimeve te krizes ekonomike qe preku gjith boten. Plus e plus shume te tjera qe beri Berisha. Po nga Rama, cfar eshte bere deri me tani? Me thuaj vetem nje.

        Reply to this comment
        • anticensurë 25642654 August 11, 12:14

          o ti tjetri
          flet për opium por qënke turrullos komplet vetë!!
          të gjitha këto që “bëri saliu”nuk ishin tjetër veçse katastrofë për shqipërin!!prandaj ky palloshi nuk ka kokërr leku në arkë!!
          prandaj ky po bën gomarrllëqe pas gomarrllëqesh!
          sepse ai tjetri,ëngjëlli tënd e la si një hiroshimë arkën e shtetit!!
          ky debil ka të këqijat e tij!!sepse ky debil shikon pushtetin dhe jo shtetin!!shikon ta mbajë pushteti n dhe jo të ndërtojë shtetin!!
          ky ka mbledhur një tufë me bythëlëpirësa rreth vetes dhe jo me profesionistë!!me bythëlëpirësat i qesh buza,kurse me profesionistët duhej të dëgjonte gjithë kohës!!
          nuk do të jepte urdhëra sa majtas djathtas!!
          kështu mor ti tjetri!!
          nëse ky është tarrallak me kokë gjysëm bosh,ai ëngjëlli tënd sali është KRIMINEL!!
          falë këtij tarrallakut dhe bythëlëpirësave që ka përrreth sali berish është jashtë!!

          Reply to this comment
    • katarakti August 10, 21:33

      Jo moj bukuroshe. Largimi i bandes se kuçedres se Viçidolit ishte çilirimi tjeter i Shqiperise. Kurre mos ardhte me ajo qeveri; Ramen do e shajme dhe do e kerdisim me kritika. Por mos shpreso asnje sekonde se kritikat i bejme qe Maloku yt te na vije perseri ne krye. Me e keqja, dhe me e poshtra qeveri e majte, eshte 1 milion here me e mire se ajo e PD-se. Qe e shkaterroi Shqiperine me themel. Eshte e vertete se edhe keta qe jane sot nuk i kane plotesuar shpresat e njerezve. Por prapeseprape kane bere pune aq te mira per rivendosjen e rendit, luften kunder krimit te organizuar dhe droges ne Lazarat e gjetiu etj etj. Me nje fjale Rames do i biem me dru kokes, por Berishes dhe kopukeve te tij do i biem me top.

      Reply to this comment
  3. zoti August 10, 13:32

    Je i mir o poet po ketu esht mbjell nga zoti far e keqe bar i lig keshtu ske si pret bace me lule kedo qeveri te votojm. Kemi qen te tillet per shekuj varja sbehet ky vend.

    Reply to this comment
  4. radiokashari August 10, 14:02

    Na rofte ,qe votuam per kete Rilindje
    Ne kete vend te mjere ,ka vdekje ..dhe jo lindje
    Cdo dite qe vjen ,dite zie shpallet
    se popullin e mjere ,embuluan hallet

    Nuk kan buke te hane ,syte u jane venitur
    Zi ,u kullon shpirti ..te vegjel ete rritur

    Reply to this comment
  5. Arion August 10, 14:33

    Respekte Poet I Madh Kombetar!
    Hallemadhja Shqiperi gjithmone
    Do krenohet me Ty!
    Jete te gjate!

    Reply to this comment
  6. alban August 10, 20:15

    Artemisa.Midis Berishes primitiv, i cmendur, kriminel, hajdut e antishqiptar , histeriko epilektik qe urinon e ben jashteqitje te pavullneteshme (diagnoze e vitit 1988 nga Viena) , ky aktuali te pakten eshte i paafte e hajdut dhe shume me i pranueshem se Berisha.Keshtu e paskan proceset.Nga nje shum i keq shkohet te nje me pak i keq e me radhe.E keqja te ne ishte se kthyem ne 2005 te keqen e madhe dhe procesi i mesiperm futet ne rreth vicioz dhe spo shkojme dot te e mira.Pra Berisha duhet shkulur me rrenje qe te mos jete me pika e nisjes me e keqe e mundeshme.

    Reply to this comment
    • iliri tjeter August 11, 02:18

      Ore Alban, po nuk I ke pare fotografite e muajit te kaluar kur dukej qarte se kishte bere shuren ne pantallona ai I adhuruari yt? Po drogen e di?

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 11, 14:32

      alban
      jo çdo gjë dujhet krahasuar me më të keqen e mundëshme dhe pastaj të pranohet e keqja!!
      mund të krahasohet me të mirën!!mund të krahasohet me dëshirën që kemi për të jetuar!!për të pasur shtet!!
      gabimin që bëmë në 2005ën shpresojmë që të mos jemi aq injorant sa ta përsërisim,por kjo nuk do të thotë se duhet të rrimë pa lëvizur fare deri sa dhe 2013a të këthehet në një pendim!!
      kritika ndaj qeverisë dhe punës së sajë do të mund të shmangë pendimin!!do të bëjë që ajo,qeveria,të punojë më mirë!!
      nëse ajo,rama e ka thënë se nuk do të dëgjojë për kritikat,nuk i dëgjon kritikat!?
      mund ta ndërrojmë dhe par 4 vjetëve!!nuk është e thënë që të sjellim mortjen në pushtet.jo,jo,por mund ta ndërrojmë!!do të thuash se kush është më i mirë se ky??shumë e bëjnë të njëjtën pyetje!!
      më i mirë është ai që nuk është provuar akoma!!dhe kështu me rradhë!

      Reply to this comment
  7. lato August 11, 12:46

    E keqja me e madhe eshte Berisha dhe banda PD.Cfare faji ka populli,kujt t`ja jape voten?Duke ditur mire c`kishte bere qoftelargu,ky rilindasi e nisi keq me emerimet e cuperlinave ne dogana dhe tatime dhe ja rezultati:Buxheti bosh.Perse nuk i korigjon?Perse nuk e heq ate plazhisten nga tatimet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*