Tatimi për biznesin e vogël, procedura të reja

Edlira Shehu December 28, 2013 22:37

Tatimi për biznesin e vogël, procedura të reja

Sipërmarrësit e vegjël do të taksohen ndryshe në projektin e paketës së re fiskale të vitit 2014. Në këtë mënyrë procedura e tatimit të biznesit të vogël do të ndryshojë duke filluar nga viti i ardhshëm. Kështu, deklarimi i xhiros vjetore do të bëhet brenda datës 10 Shkurt, ndërsa tatimi do të realizohet bazuar në xhiron vjetore të një viti më parë. Ky fakt është disktuar në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave dhe ashtu sicc pritej, ish Ministri i Financave e ka kundërshtuar këtë masë. Argumenti i tij ka qenë i lidhur me faktin, pasi sipas tij rriten kostot e këtyre biznesve duke i detyruar ato që të mbajnë një ekspert kontabël për të gjitha faturat tregtare. Por zv/ministri i Financave, Ervin Mete, është shprehur se, deklarimi i xhiros brenda datës 10 Shkurt dhe fillimi i shlyerjes së tatimit nga muaji Mars do të ulë informalitetin. Biznesi i vogël deri më sot ka paguar 1.5% të xhiros vjetore që ai deklaronte për dy vitet e shkuara. Një situatë e tillë solli që, nga 70 mijë biznese të vogla në vend, vetëm 27 mijë të vetëdeklarojnë të ardhurat dhe të paguajnë tatimin mbi të ardhurat.

 

Si do të bëhet pagesa e biznesit të vogël

Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin për biznesin e vogël llogaritet në bazë të Formularit të Deklarimit të të Ardhurave Personale të Biznesit të Vogël të një viti të mëparshëm, që kjo kategori biznesi ka kryer në bazë të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi te ardhurat”, të ndryshuar”. Për vitin 2014, Tatim Fitimi i Biznesit të Vogël llogaritet në bazë të Formularit të Deklarimit të të Ardhurave Personale të Biznesit të dorëzuar brenda datës 31 Mars 2013, dhe konkretisht tek “Fitimi i Tatueshëm”, drejtoritë rajonale tatimore përllogarisin Tatimin mbi Fitimin të Biznesit të Vogël për vitin 2014 me normën tatimore 7.5% dhe i njoftojnë subjekteve të taksës mbi fitimin së biznesit të vogël detyrimin tatimor për vitin 2014, duke e ndarë në katër këste, në Prill, Korrik, Tetor dhe Dhjetor. Për vitin 2014, për të gjithë tatimpaguesit me qarkullim nga zero deri në 2 milion lekë në vit, në bazë të dhënave të njësive të qeverisjes vendore mbi qarkullimin e vitit 2013, drejtoritë rajonale tatimore llogarisin tatimin e thjeshtuar mbi fitimin në masën 1% mbi këtë qarkullim, për qarkullimin e duke e ndarë në katër këste, në Prill, Korrik, Tetor dhe Dhjetor.

 

Niveli i taksimit për biznesin e vogël

2 deri në 8 milion lekë është është 7.5 për qind

0 deri në 2 milion lekë është 1% e të ardhurave të tatueshme

Edlira Shehu December 28, 2013 22:37
Komento

4 Komente

  1. nasruddin December 29, 09:15

    Ketu flitet per tatim fitimi dhe permendet vetem tatim mbi xhiron e deklaruar apo xhiron e pritur per firmat. Fitimi ne baze tellogjikes ekonomike duhet te dale pasi firmat te paraqisin bilancet e tyre per te ARDHURAT dhe SHPENZIMET. Keshtu ndodh ne Bote, por jo ne Shqypni ku te gjitha gjerat jane ANAPOLLA mellogjiken normale Boterore. Prandaj nastradini po rendit ketu me poshte disa cudi puro shqyptare si nje DHURATE per politiken per Vitin e Ri 2014:

    DISA CUDI PURO SHQYPTARE

    – Ne Shqypni vrastari dhe kusari me pushtet nuk ndeshkohet, por rizgjidhet nga populli.
    – Ne Shqypni diktatoret komuniste vrastare dhe kusare jane zyrtarisht HERONJ.
    – Ne Shqypni, ne mes te kryeqytetit mbahet PIRAMIDA famekeqe e Enverit.
    – Ne Shqypni nuk jane hapur dosjet e Sigurimit te Shtetit te Enverit.
    – Ne Shqypni politika feston datat komuniste qe sollen ZINE dhe mbollen MJERIMIN.
    – Ne Shqypni te djathtet jane me komuniste se te majtet
    – Ne Shqypni askush nuk respekton premtimet elektorale
    – Ne Shqypni te gjithe i bejne llogarite me LEKA te Vjetra te Kohes se Qepes
    – Ne Shqypni ne linjat urbane ta ngjisin fatorinot bileten ne balle
    – Ne Shqypni popullata ri e ngujuar nga frika e gjakmarrjes
    – Ne Shqypni tatim fitimi perfirmat llogaritet afrofe mbi bazen e xhiros qe perben ne vetvete nje TVSH suplementare mbi 20 % zyrtar

    Reply to this comment
  2. fatos December 30, 11:57

    Bizneset e vogla edhe ne vende te tjera evropiane nuk kane detyrimin te prezantojne bilancin vjetor por vetem deklarimin vjetor dhe ne baze te saj paguajne taksat. Me duket nje normalizim fakti qe taksta te paguhen ne bazen e deklarates te vitit parardhes dhe me 4 keste.

    Reply to this comment
  3. veterani December 31, 12:17

    Un mendoj qe tatimi duhet te jete mbi fitimin neto e jo mbi xhiron vjetore por mbi te ardhurat vjetore neto te cdo biznesi.

    Reply to this comment
  4. ebujusuf HASANI July 10, 20:55

    edhe ne qoftese ti njerr nje rroge mujore 30mij lek ka takse bisnesi dome thene a quhet biznes edhe kjo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*