Balla: Marrëveshje me opozitën, kërkohet datë për negociatat me BE

February 13, 2018 14:53

Balla: Marrëveshje me opozitën, kërkohet datë për negociatat me BE

Në sytë e eurodeputetëve, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakortësinë dhe dolën me rekomandime të përbashkëta në përfundim të mbledhjes dyditore të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ajo që u përfol me herët, u konfirmua nga Taulant Balla.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, deklaroi Balla.

Kjo ishte mbledhja e 12 e këtij komiteti. Në dy mbledhjet paraardhëse, pra në atë të 11-të dhe 10-të nuk ka pasur konsensus dhe punimet e këtij Komiteti nuk kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Gjatë punimeve të së hënës Monica Macovei, që drejton delegacionin e parlamentarëve europianë, u kërkoi politikanëve në Tiranë që të lënë mënjanë sherret dhe të dialogojnë.

Pas kësaj thirrjeje, Taulant Balla që drejton delegacionin shqiptar përsëriti edhe njëherë ftesën drejtuar opozitës për një pakt kombëtar për Europën.

Rezultatet e reformës në drejtësi mbeten thelbësore, shpjegoi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ndërsa shtoi se efektet e para po ndjehen.

“Ne kemi filluar të shikojmë produktet e para të ndryshimit të sistemit. Ne i shohim rezultatet e para të procesit të Vettingut edhe përpara seancave dëgjimore publike, me dorëheqjet e ditëve të fundit dhe ne do të vijojmë të kërkojmë rezultate”, u shpreh Vlahutin.

o.j/dita

February 13, 2018 14:53
Komento

4 Komente

  1. Toger Lukashi February 13, 15:13

    Shyqyr qe e gjetet nje here gjuhen per te mire te vendit!
    Shpresoj qe mos zgjase tre dite dakortesia dhe etja per pushtet e inati personal tju beje te hani kokat e njeri – tjetrit se ne fund ai qe e pesojn vertet eshte populli.

    Reply to this comment
  2. Drejte Sia. February 13, 15:45

    Po ptajeter. Dhe sikur nuk po ndihet me zhurma e Monikes dhe e Bashes kunder Reformave kunder Rilindjes ! Siduket goditja e pare, i paska dhene efektet ! Duket se Prokuroria dhe Drejtesia ka filluar gjysmen e punes me mbaresi ! Fillimi i mbare gjysma e punes ! Minjte e korrupsionit po ndjejne termet, ca po ikin ca po mendohen, ca do flasin hapur, rruge tjeter nuk ka !
    Dy kmebet ne nje kepuce te korruptuarve ne pushtetet jo te pavarura te Drejtesie, POLICISE ! Dy kembet nje kepuce ish ministrave ministrave,kryeministrave, presidenteve , ish presidenteve, ish kryeministrave, Bravo zoti Lu dhe zonja Valuhtin, shqiptaret nga ju dhe vendosmeria juaj i kane syte ! Po presim rezultate te metejshme ne arrestimin diskretitimin e Peshqeve te medhenje te kuq, blu apo gri !
    Bravo Arta Marku, qe po karakterizohet me “me shume pune sesa llafe ”
    Shpresojme rezultatet per Saijmir Qorrin ,Qe ti mbyllim gojen atyre qe cirren dhe se kujtojne qe korrupsioni eshte vetem ne nje krah pra vetem tek Edi Rama !
    Korrupsioni do te goditet nga te dy krahet majtas djthtas, pa dallim !
    Boll keni derdellitur per 27 vjeter kunder njeri tjetrit duke lyer me boje te zeze njeri tjetrin Po vjen koha e sitemit te drejtesise qe nuk ka egzituar ndonjehere ne kete vend qysh prej 1992 qysh kur hyri ne fuqi Klika e Berishes ! e me vone e Tos Nanos e Ilir Metes like floririt !
    Populli shqiptar do shoh dite te bardha kur te vijhet drejtesia ne vend ! Fale USA dhe BE !
    Boll ju kane lene te lire ju politikaneve shqiptare qe nuk keni menduar per kombin shqiptar dhe shqiptaret ! Bota dhe shqiptaret ju njeh mire cfare mostrash jeni !
    Dy kembet ne nje kupuce, do jepni llogari pushtetare dhe ish pushtetare, per abuzimet krimet qe keni bere ne te kaluaren e afert dhe tanishmen !

    Reply to this comment
  3. POPULLI KATUNAR February 14, 11:18

    Te gjitha i ka firmosur LLI, sic ju ka dashur trapi juve!!!! Dhe fillon e leh kot pastaj!!!

    Reply to this comment
  4. dashamires February 14, 14:17

    Cfare??? Taulant Balla ai kokrra katunarit eshte kryetar delegacionit tone parlamentar ne Bruksel? He or mos u tallni…obo bo bo… sa do vuajne ato eurodeputetet per tu marre vesh me katunarin Ball kok rrasen qe vetem gjuhen e Librazhdit di.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*