Taulant Balla: Kemi rritur artificialisht shpërblimin e deputetëve

November 15, 2014 21:08

Taulant Balla: Kemi rritur artificialisht shpërblimin e deputetëve

Gjatë diskutimit në mbledhjen  Këshillit të Rregullores dhe të Mandateve të kërkesës për ndryshime në rregullore, deputetët kanë kërkuar edhe ndryshime në përbërjen e komisioneve.

Sipas procesverbalit të zbardhur në faqen e Kuvendit të mbledhjes së datës 6 nëntor, deputeti Taulant Balla deklaroi se është e papranueshme që është rritur artificialisht shpërblimi i deputetëve përmes pjesëmarrjes në më shumë se një komision me të cilin paguhet.

 “Duhet të biem të gjithë dakord që është e papranueshme për ne që kemi rritur artificialisht shpërblimin e deputetëve përmes pjesëmarrjes në më shumë se një komision me të cilin paguhet. Ky është argumenti im edhe i Kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste të parashtruar në Kuvend, sepse realisht duke qenë se është kthyer pjesëmarrja në komisione vetëm në një firmosje, shko dhe firmos aty, normal që ka dëmtuar le të themi, pavarësisht se për fat të mirë Byroja ka qenë e vëmendshme në këtë aspekt, ka vënë atë kuontumin e dymbëdhjetë mbledhjeve të cilat mund të paguhen apo jo dhe më pas nuk mund ta kalosh këtë numër dhe sigurisht le të themi kemi qenë të kujdesshëm për të mos u atakuar nga ato institucione që e monitorojnë Kuvendin”, theksoi Balla..

November 15, 2014 21:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*