Taulant Xhaka mesazh vëllait për duelin e radhës

September 20, 2016 15:53

Taulant Xhaka mesazh vëllait për duelin e radhës

Taulant Xhaka ka thyer heshtjen që zgjaste prej disa muajsh në profilin e tij zyrtar në “Facebook” me një postim që i kushtohet duelit që ai do të ketë së shpejti kundër vëllait të tij, Granit Xhakës.

Të dy mesfushorët, pas përballjes në Euro 2016 ku njëri veshi fanellën kuqezi të Shqipërisë e tjetri atë të Zvicrës, do të jenë si rivalë ndaj njëri­tjetrit edhe në Ligën e Kampioneve, ku klubet përkatëse, Bazel dhe Arsenal, kanë rënë në të njëjtin grup.

“Miq të dashur! Së shpejti dueli tjetër kundër vëllait tim. Basel vs. Arsenal”, ishte mesazhi në gjermanisht dhe në shqip i postuar nga mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i shoqëruar me foton e duelit të fundit mes të dyve, atë me kombëtaret.

Ky do të jetë dueli i tretë si kundërshtarë i dy vëllezërve Xhaka. Të parin e kanë luajtur në vitin 2012, në një ndeshje të kampionatit zviceran, kur Taulanti, i huazuar te Grasshoper, luajti përballe Granitit i cili asokohe vishte fanellën e Bazelit.

September 20, 2016 15:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*