Tavo: Disa individë të PS synojnë eliminimin e LSI-së në Gjirokastër

Redaksia Online May 29, 2013 10:36

Tavo: Disa individë të PS synojnë eliminimin e LSI-së në Gjirokastër

Kandidati që kryeson listën e qarkut të Gjirokastër për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, akuzon se disa individë të Partisë Socialiste po bashkëpunojnë me Partinë Demokratike për të eliminuar LSI-në në këtë qark.

Tavo thotë se eksponentë të PD dhe PS janë takuar në Tepelenë e Dropull për të bërë pazare për të vjedhur votat e LSI-së.

“Në disponojmë për këto afera edhe materiale publike. LSI do të vijojë të punojë për elektoratin e tij, pasi kjo është një force në koalicion dhe pretendimi është fitorja e së majtës. Në këto veprime ne vëmë re dhe marrim përgjigje lidhur edhe me zgjedhjet e 2009-ës, ku votat e së majtës janë shitur fshehtas në Pallatin e Sportit, në ndihmë të kandidatit të Partisë Demokratike”, deklaroi Tavo.

Sipas Tavos, individë të PS-së dhe PD-së pretendojnë që rezultati politik i zgjedhjeve të 23 qershorit të jetë 3 me 2, çka nënkupton tre deputetë të PS dhe dy të PD.

Tavo tha se pret reagimin e kryetarit të PS, Edi Rama.

Redaksia Online May 29, 2013 10:36
Komento

10 Komente

  1. skaran May 29, 11:06

    o plehre e gjalle po mbete duke u hedhur dege me dege

    Reply to this comment
  2. tiku May 29, 11:09

    Ik or legen se te gjitha ato fjal qe ke permend si psh, tradhetar e pazare vetim ty me lsi tende te perkasin apo kujton se i harron populli i majte te gjitha pabesit qe keni bere.

    Reply to this comment
  3. AGON May 29, 11:14

    Po ca *** ky

    Reply to this comment
  4. LORA May 29, 11:58

    NeseTavo del ne deklarim publik,pohimet e tij marrin vlere vertetesie nese i thote me emra “individet” qe po komplotojne.Duke mos e bere kete,mbetet ne nivelin e thashethemeve.
    Mendoj se gazeta “Dita” nuk i ben nder vetes nse ben lajm cdo percartje,nga kushdo qe te vije..

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F May 29, 18:41

      Me duhet ta ndaje gjykimin tim per shqetesimin e Tavos me ju. Ne fakt Tavo , per pretendimin e tanishem nuk ka asnje lloj fakti, por duke iu referuar te shkuares se zgjedhjeve lokale (ndonese LSI ishte ne koalicion me PD), por dhe te zgjedhjeve te pergjithshme me 2009-ten, shqetesimi nuk eshte pa gje. Dihet qe ne Gjirokaster nga PD kandidojne dy nga pseudopolitikane me te ndyre te ketij vendi, kryemafiozi dhe babai i korrupsionit shqiptar, Genc Rruli dhe miku i kreut te nazisteve greke, Kristos Papa, Spiro Ksera. Te dy keta plehra kane luajtur me voten e elektoratit te majte gjirokastrit, duke perdorur si xhol ate qe u be dhe shkak per largimin e Tavos nga PS-ja. Gjithsesi deri me tash kjo mund te jete vetem nje lloj hamendesie. Per mua rezultati i pritshem ne Gjirpkaster duhet te dale 4:1 ose 5:0 ne favor te aleances europiane.

      Reply to this comment
  5. elez May 29, 12:15

    ueuueeueueueu cfare po ndodh brenda aleances mavi,po i vjen era perqarje,
    po shume heret e filluat perqarjen…
    te shohim se kush e ka rradhen pas gjrokastres….

    Reply to this comment
  6. olti May 29, 12:17

    po ju zhdukin dale ka dale a….
    gjithmon kte synim ka pas ndaj jush PS…

    Reply to this comment
  7. kalios May 29, 12:30

    tavo nuk e meriton vendin,karriken e deputetit,i ke bere shume hije e ke perlyer duke u hedhue dege me dege.EDHE NIVELI JUAJ INTELEKTUAL ESHTE NEN NIVELIN MESATAR TE QYTETAREVE ME ARSIM TE LARTE.mire eshte qe t,i kthehesh profesionit te mjekut pasi te marresh kualifikime te duhura se dhe per mjek besoj se do ta kesh te veshtre

    Reply to this comment
  8. gregor May 29, 13:20

    mire ja u ben PS-ja, do ju zhdukin fare si parti.

    Reply to this comment
  9. anjeza May 29, 13:23

    kur bete koalicioni harruat ato cka ka thene Rama per LSI-ne, per kryetarin e PS-se, LSI-ja eshte vetem nje leter e djegur dhe o ju flake jasht sikur te ishit nje lecke e vjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*