Taxhi i Ali Pashë Tepelenës në Muzeun Historik Kombëtar

September 8, 2019 11:39

Taxhi i Ali Pashë Tepelenës në Muzeun Historik Kombëtar

Dr. Dorian Koçi

Gjatë punës kërkimore dhe shkencore për studimin e hulumtimin e objekteve që janë në fondet e Muzeut Historik Kombëtar kemi mundur të evidentojmë objektin taxhi i Ali Pashë Tepelenës me numër inventari 339. Sipas kartelës së objektit rezulton se taxhi i Ali Pashë Tepelenës ka hyrë në fondin e Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1981. Origjina e objektit muzeal të identifikuar si taxhi i Ali pashë Tepelenës shënohet në kartë si i ardhur nga ish muzeu i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare. Ai ka një lartësi 18.5 cm dhe diametër 20 cm. Nuk dihet qartë se përse ky objekt ka qenë në fondet e e ish muzeut të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, kur në fakt i përket periudhës së Pashallëqeve shqiptare.  Objekti paraqitet tepër i dëmtuar dhe ende nuk kemi rënë në gjurmë se si ky objekt është përfituar dhe ka hyrë në fondet e ish muzeut të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare. Si objekt ai mbetet i veçantë sepse është i vetmi që mendohet se i përket Ali Pashë Tepelenës në territoret shqiptare pasi në disa muzeume në botë si p.sh në Muzeun Benaki në Athinë ka objekte personale të tij si ore xhepi apo dhe disa armë të dekoruara me ar. Për më tepër Prof Moikom Zeqo e përmend në librin Syri i Tretë i Bektashizmit por nuk e analizon më gjerësisht. Po a ishte taxhi njëveshje karakteristike për Ali Pashë Tepelenën?

Pjesa më e madhe eportreteve që pasyrojnë Ali Pashë Tepelenën e paraqesin të veshur me një kapë në kokë që duket se është një taxh bektashian. Kështu në portretin e tij shumë të njohur nga Joseph Cartëright (1789-1829), pikturuar në mars 1819 dhe publikuar në 1822 (CARTËRIGHT, Joseph. [Eleven colored costume plates of northwestern Greece, including a portrait of Ali Pasha], London, R. Havell, 1822) pasqyrohet i veshur me taxh bektashian. Sipas përshkrimit të Joseph Cartëright veziri i Janinës mbante në kokë një taxh ngjyrë jeshile të stolisur me shirita të florinjtë.[1]Disa nga studiuesit e hershëm të Bektashizmit e kanë identifikuar Ali Pashë Tepelenën si një nga kontribuesit më të mëdhenj të themelimit të teqeve bektashiane në territoret e Pashallëkut të tij e për rrjedhojë kapën që i mbulonte kokën e kanë konsideruar si taxh bektashian. Po kështu studiuesja e njohur britanike e bektashizmit Hasluck ka njohur një taxh bektashian në gurin e varrit të tij sipas një gravure të hershme. Taxhi bektashian është një nga elementët e veshjes bektashinjve që nga grada e tretë e besimit që identifikohet me dervishët. Kurora (taxh).- është një kapuç i përbërë prej dymbëdhjetë pjesëve në pjesën e sipërme dhe katër pjesëve të bardha në pjesën e poshtme. Pjesët e sipërme quhen terk dhe i simbolizojnë dymbëdhjetë imamët. Katër pjesët e poshtme quhen dyer dhe simbolizojnë katër dyert (sheri atin, tarikatin, ma’rifetin,hakikatin). Kjo kurorë emërtohet si “Husejni taxh”. Në pjesën e sipërme ku bashkohen dymbëdhjetë copat vendohet një copë e vogël që quhet “vulë” “ose “trëndafil” (gjyl). Në kurorën e dervishëve mbi këto katër pjesë vehet edhe një pëlhurë e gjelbërt e cila rrotullohet dymbëdhjetë herë.[2]Me të njejtin taxh Ali Pasha Tepelena paraqitet edhe në pikturën e vajit të Jacob Ritter von Hartmann, më 1822. Piktura aktualisht ruhet në Muzeun Metropolitan të Neë Jorkut[3], si dhe në tablonë e njohur tëLouis Dypre “Ali Pasha duke duke gjuajtur në liqen” e vitit 1825. Në të tre këto tablo që janë me ngjyra, taxhi është pikturuar në ngjyrë jeshile që dallohet me sy të lehtë në tablonë e Cartëright, kurse në të dy të tjerat është më një ngjyrë të mbyllur jo lehtësisht të identifikueshme.

Nuk dihet arsyeja se përse Ali Pasha Tepelena duke mos qenë pjesë e urdhrit të bektashinjve ose duke pasur vetëm gradën e myhypit-ithtarit besnik mbante mbi kokë taxhin bektashian që zakonisht e mbanin dervishët dhe baballarët e teqeve. Studiues si Nataly Clair në artikullin e saj “Miti i Ali Pashës dhe bektashinjve” hedh tezën se Ali Pasha Tepelena më tepër sesa adhurues i tarikatit të bektashijve ishte adhurues i tarakitatit sufist të Saydive apo Helvetive. Clair arrin në këto përfundime duke cituar Arkivin Qendror Osman ku ka gjetur dokumente për themelimin e një teqeje Sayidi në Stamboll nga Ali Pashë Tepelena apo sepse në vendlindjen e tij në Tepelenë dhe në fshatrat që vendosi sundimin e tij pas me dhunë si Hormovë dhe Kardhiq ndërtoi teqe Helvetije. Clair në Arkivin Qendror Osman ka gjetur vetëm një dokument që shënon kontributin e tij në themelimin e teqesë Xhafaj Baba në Elabasan në 1811. Gjithësesi numri i dëshmive që lidhin Ali Pashë Tepelenën me bektashizmin janë të shumta dhe të trajtuara edhe nga Katerine Flemming në librin e vet “Bonaparti Mysliman”. Udhëtaridhe diplomati i njohur Ëilliam Martin Leake na jep dëshminë se në Trikalla  dhe në Ajdinali Ali Pashë Tepelena kish ndërtuar teqe bektashiane.[4]Studiuesi njohur grek Denis Skiotis shënon një fakt interesant për lidhjet e Ali Pashë Tepelenës me bektashizmin se në fillimet e veta, ashtu siç dëshmohet nga udhëtari dhe studiuesi suedez, Jacob Jonas Bjornstahl, Ali Pasha kishte si heraldikë të tij, flamur ose ziilfikar një copë me dy shpatat e famshme me dy tehe të Aliut, Kalifit IV, i cili është figura qendrore e adhurimit të bektashive. Në këtë mënyrë, edhe njëherë tjetër, lidhja e Ali Pashë Tepelenës me këtë sekt përforcohet edhe më shumë nga ky detaj.251-Skoitis N. D. (1971) From Bandit to Pasha: The first steps in the rise to poëer of Ali of Tepelen 1750-1784, faqe 237. Edhe vula personale që mbante Ali Pashë Tepelena, kishte një nënshkrim në persisht “Le të jetë aty një shpresë nga Ali –asker”, një referencë tjetër kjo për kalifin Ali dhe një provë tjetër për devocionin e tij ndaj bektashizmit. Fakti që në tre portretet Ali pasha Tepelena paraqitet me taxh dhe në njërin prej tyre me ngjyrë jeshile dhe të stolisur me shirita të florinjtë përforcon më tepër mendimin se pavarësisht që Ali Pasha  mund të ishte një përkrahës i të gjithë sekteve sufiste në vetvete ai i përkiste tarikatit bektashi. Piktori britanik Joseph Cartëright e kishte parë nga afër Ali Pashë Tepelenën pasi ishte pjesë e Komisionit Britanik që negocionte për dorëzimin e Pargës te Ali Pasha Tepelena dhe nuk mund të gabonte për ngjyrën dhe formën e taxhit që ai mbante të veshur në kokë. Për këtë arsye sëbashku me restauratorin e njohur Profesor Frederik Stamatin menduam se do të ishte e udhës të fillonim procesin e konservimit dhe pastrimit të tij. Konservimi i taxhit të Ali Pashë Tepelenës u krye në muajin mars 2019 në laboratorin e sektorit të konservimit të koleksioneve të Muzeut Historik Kombëtar.Taxhi është me material shajaku në gjendje shumë të keqe. Ai është i djegur dhe i mbuluar me blozë dhe me dyll. Gjithashtu është dëmtuar nga insektet dhe ka mungesë materiali. Taxhit i mungon pipthi në majë. Në fillim u bënë fotografi për të parë shkallën e dëmtimit të taxhit. Në vijim me anë të një furçe me qime të buta u fërkua e gjithë sipërfaqja e taxhit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë për të hequr baltën që ishte ngjitur në të. Procesi i konservimit të taxhit të Ali Pashë Tepelenës vijoi edhe në muajin prill 2019. Nga taxhi u morën disa kampionë për të analizuar stabilitetin e fijes. Gjithashtu edhe për të parë se çfarë fije është përdorur për taxhin, proces që u  realizua me anën e mikroskopit  elektronik. Në vijim të procesit të konservimit me anë të një furçe me qime të buta u fërkua e gjithë sipërfaqeja e taxhit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë për të hequr baltën që ishte ngjitur në të. Si përfundim edhe pas kësaj pune të detajuar nuk u përftuan ngjyrat që ka pasur në gjendjen fillestare, pasi objekti ka pësuar diegie. Jemi ende në kërkim të dokumentacionit në Arkivin e Shtetit dhe të Institutit të Antropologjisë për të gjetur origjinën e ardhjes së tij në fondet muzeore shqiptare për të vërtetuar origjinalitetin e tij si objekt e në mënyrë të tillë që kur të organizohet periudha e Pashallëqëve Shqiptare ai të ekspozohet në këndin e Ali Pashë Tepelenës.

 

[1]-Anastasios Papastavros, Ali Pasha nga hajdut në kapedan, Volumi I, botimet apeirotan, faqe 45.

[2] Metin Izeti.  TARIKATI BEKTASHIAN, Shtypshkronja „ÇABEJ“ , Tetovë, 2001, fq 126-127

[3]-Anastasios Papastavros, Ali Pasha nga hajdut në kapedan, Volumi I, botimet apeirotan, faqe 67.

[4] Shih pwr mw tepwr Nathaly Clair. “Miti i Ali Pashws dhe bektashinjve”, Albanian Identities, myth and history. Edited nga Stephanie Schwandner-Sievers dhe Bernd J.Fisher, Hurst and London Company 2002, fq 128-129.

September 8, 2019 11:39
Komento

8 Komente

  1. IVONI September 8, 17:36

    Po hanemet a si e kane emrin , ku i keni o”te famshit ” e Shqiperise , qe nuk late kriminel pa nderuar ..!

    Reply to this comment
  2. demo September 8, 22:52

    Aliu ishte nje kriminel antishqiptar,qe shkriu jeten dhe pasurine per te krijuar nje shtet grek.
    Jo me kot ne themel te levizhjes rrebele te 1821 jane te gjithe trimat,kriminelet e Aliut,nga Andruci tek Karaiskai.Hejbet me flori te Aliut ushqyen turmat e arvanitasve,ndersa Europa dhe Rusia u moren me pagezimin,emertimin e kryengritjes,duke ringjallur nje popull te zhdukyur ne histori qe nga shek.VI.
    As Esad pasha,as Haxhi nQamili,as Enver Hoxha,as Sali Berisha nuk e kane demtuar kombin shqiptar ne ato permasa sa Ali Tepelena.NDERSA GREKET E SOTEM E KANE IDHULL KOMBETAR.
    Vendi qe i ka caktuar ne histori Akademia e Alex Budes eshte i merituar,ndersa loqet e pas 90,vrapojne pas fames se Aliut si bretkosat pas gjarperit.
    Mjafton te jesh i famshem.Nuk ka rendesi per cfare.
    Edhe ai qe u arratis nga burgu ne Greqi,edhe nje prostitute e famshme ne Belgjike,jane KRENARI KOMBETARE.

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana September 9, 21:33

    Perse dhe kujt I hyn ne pune qylafi i Aliut se cilit sekt i perkiste. Cfaredo qofte eshte nje nder sektet muslimane.
    Me e mira, Po qe se merreni me qylafe, rremoni e studjoni qylafin e Odiseut qe duket identik me ate te shqiptareve me fustanella.

    Reply to this comment
  4. Mark .UK September 13, 09:40

    Ata qe i sherbyen turkut nuk duhet nderuar si puna e kti pashajt qe ka vrar me qindra shqiptar per tu ndrruar besimin.Vertet turqit e vran po ishin pazare te tjera qe turqit u hakmoren me shokun e tyre qe u sherbeu denjesisht.Po ashtu edhe Ismail Beu kujt i sherbeu.Kur perandoria osmane u mund nga ajo RUSE dergun ISMAIL QEMALIN te ngrinte flamurin e rekumanduar prej tyre ne Shqipni.Ku ka ndodhur ne gjith boten te ngrihet flamuri i fitores pa luft pervec ne Shqipni.Ku ka ndodhur qe shteti pushtues te njoh si shtet palen fitues pervec ne Shqipni.Brenda 24 oresh njohen si shtet mbas pes shekujsh roberi.

    Reply to this comment
  5. Genti September 14, 05:36

    Mark Uk muti ik laj pjatat se tu bene kapic.

    Reply to this comment
  6. Mark .UK September 14, 19:05

    Genti e kam per nder te bej çfardo lloj pune.Une nuk kam fyer Njeru,Ju pse fyeni.Po tregoni nivelin qe keni
    Nuk po ju fyej edhe pse meritoni te ju fyej me cfar te permban pragu.Sikur tu Kisha perball do ju falenderoja per ofendimin????Po jemi mbi 1500milje lark,besoj e kupton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*