Taxhikistani u heq shtetësinë qytetarëve që i bashkohen IS-it

June 24, 2015 22:16

Taxhikistani u heq shtetësinë qytetarëve që i bashkohen IS-it

Parlamenti i Taxhikistanit ka kaluar ligjin i cili u heq shtetësinë qytetarëve të cilët luftojnë jashtë vendit përkrah organizatave terroriste, duke përfshirë këtu edhe grupin militant Shteti Islamik, të cilët janë aktivë në Irak dhe Siri.

“Njerëzit automatikisht do të zhvishen nga shtetësia e Republikës së Taxhikistanit, nëse ata luftojnë përkrah grupeve dhe organizatave terroriste jashtë vendit”, ka thënë në fjalën e tij në parlament Zarif Alizoda, avokat i popullit për të drejtat e njeriut në shtetet e Azisë Qendrore, raporton AFP.

Deputetët  e votuan në mënyrë unanime këtë ligj.

Taxhikistani thotë se janë mbi 400 qytetarë të saj që i janë bashkuar militantëve të IS-it në Irak dhe Siri, duke përfshirë këtu edhe një ish-komandantë të forcave speciale.

Në maj, koloneli Gulmurod Halimov, ish-komandant i njësisë speciale në Ministrinë e Brendshme, tronditi vendin teksa njoftoi përmes një video të publikuar online, se ai i është bashkuar IS-it, për shkak të politikave strikte të shtetit kundër praktikimit të fesë islame.

Pyetja që shtrohet është nëse nj ligj i tillë do të dueht të aplikohet edhe nga vendet e Ballkanit dhe nga Shqipëria.

Aktualisht, Shqipëria ka miratuar një ligj që dënon ata të cilët luftojnë në shtete të tjera.

June 24, 2015 22:16
Komento

5 Komente

  1. Drenicak June 25, 05:44

    Dy shtetet dhqiptare duhet urgjentisht ta aprovoi te njejtin ligj qe ata budall qe jane kontigjent per terrorizem tu merret nenshtetsia dhe te shpallen armiq kombtar.

    Reply to this comment
  2. Besim 2-lekshi June 25, 07:02

    Vendim per t’u marre shembull! Uroj te kete pasues!

    Reply to this comment
  3. riti June 25, 09:04

    Menjehere parlamenti yne te miratoje te njejtin ligj ;kush iken e bashohet me ISSI te mos lejohen te atdhesohen me ne Shqiperi,zgjodhen sirine e irakun atje te rrijne,kjo eshte zgjedhja e tyre, ligjet te jene te rrepta dhe te zbatohen menjehere ,fenomeni i lazaratit me 15-20 vjecar do te perhapet me shpejtesi po nuk i bllokuam dhe po nuk i denuam, me vone nuk do te mund te menazhohet situata,

    Reply to this comment
  4. GURI I KAMJES June 25, 20:15

    Te njejtin veprim Shteti yne perveç shqiptareve qe luftojne jashte vendit duhet ta beje edhe per ata shqiptare qe i neneshtrohen procesit te homogjenizimit. Keta sherbetore te helenizimit duhet te zgjedhin midis kombesise se shenjte e gjakut shqiptar e rajase se felliqur greke. Kete kontigjent apatrid shteti duhet ta shohe si formacionin legal te agjentures greke ne Shqiperi qe shperblimin per spiunlleqet qe ben e merr nepermjet te ashtuquajturave pensione te “grekeve” ne Shqiperi.
    Nese lejohet kjo dukuri e shemtuar edhe ne te ardhmen, nuk do shkojne me shume se disa vjet kur Shqiperia do te kete me shume minoritare sesa shqiptare autoktone. Te njejten metode ndjek edhe Maqedonia per zonat e Pogradecit e te Liqenasit. Nuk kane mbetur pas edhe bullgaret qe per te njejtat zona, madje duke u shtrire edhe ne Korçe kane filluar fabrikimin artificial te bullgareve. Duhet vepruar sa me shpejt. Sot se neser eshte vone.

    Reply to this comment
  5. Aleksander June 25, 20:19

    Urgjentisht ta beje edhe Shqiperia e Kosova. !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*