TCH: Tahiri mashtroi me dëshminë e penalitetit

December 13, 2017 19:41

TCH: Tahiri mashtroi me dëshminë e penalitetit

Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Catanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Catanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët.

 “Brenda 48 orëve me një kërkesë fare të thjeshtë, unë sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument mban datën 23 dhe thotë se përsa i përket shtetasit Saimir Bashkim Tahiri, i lindur më 30 Tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët deri në këtë datë, që të ketë pasur ndonjëherë procedim penal nga Prokuroria e Katanias”, deklaronte Tahiri më 24 tetor.

Top Channel për shkak të çështjes tejet të ndjeshme dhe personit që përmendej në dosje, i kërkoi Prokurorisë së Catanias sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë.

Përgjigjja nga zyra e Prokurorit të Catanias ishte se prokurori nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet. Në këtë moment kërkuam të dinim sesi mund të merrej një vërtetim i tillë.

Për këtë ne pyetëm një studio avokatie në Katania. Avokatja Carmen Gulizia na shpjegoi se një vërtetim të tillë mund ta kërkojë çdo shtetas, italian ose jo, fizikisht ose me ndërmjetësinë e një avokati italian.

Atëhere ne autorizuam avokaten Carmen Gulizia që të kërkonte një vërtetim të tillë për ne. Pasi kërkesa u dorëzua, pritëm 48 orë. Përgjigjja nuk erdhi. Përgjigjen avokatja jonë e mori pranë kancelarisë së Prokurorisë vetëm pas 7 ditësh.

U interesuam nëse vonesa kishte të bënte me ne. Por avokatja italiane na shpjegoi se një dokument i tillë nuk mund të merret për 48 orë. Edhe nëse do të ishim paraqitur vetë fiziksht pranë Prokurorisë së Catanias, afati nuk ndryshon.

Në bashkëpunim edhe me kolegët e MeridioNeës iu drejtuam atëhëre dy studiove të tjera në Catania përfshirë kreun e dhomës penale të Katanias, të cilët na siguruan dokumenta të tjerë, kësaj here të shtetasve italianë, të cilëve u kemi mbuluar emrat për efekt privatësie. Ajo që vumë re fillimisht është që afati i marrjes së dokumentave është për të gjithë mbi një javë pas depozitimit të kërkesës.

Në njërin prej dokumentave nuk ka firmë, por është një skan-kod shtesë në të djathtë lart. Avokatët na sqaruan se nëse dokumenti merret në mënyrë elektronike me e-mail, i vihet ky skankod shtesë. Nëse merret fizikisht, me postë apo pranë sekretarisë, ka firmë.

Përveç kësaj, dokumentat janë identitikë me dokumentin tonë. Por, të krahasosh dokumentin tonë me dokumentin e paraqitur nga ish-ministri Tahiri, me sy të lirë këto 2 dokumenta janë shumë të ndryshëm, edhe në përmbajtje, por sidomos në formë. Pse?

“Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, thotë avokati, Gofrredo D’Antona.

“Absolutisht më duket një dokument jooriginal, duke marrë parasysh që dokumenti i Prokurorisë, pra ai zyrtari ka nje bar kod, ka kokën me logon, ka një kod të skanueshëm. Ky është modeli që lëshohet nga Prokuroria e Katanias. Nuk më rezulton që të ekzistojnë të tjera. Kjo vulë nuk mund te them ç’është, por nuk mund të përjashtoj që të jetë e vërtetë. Por ama nuk tregon se cili është burimi që e ka vendosur. Ka një firmë me stilolaps, por jo emrin e punonjësit të Kancelerisë që e ka lëshuar. Mirëpo, nuk është e thënë që edhe nëse ekziston një procedim penal në ngarkim, ai të shkruhet dhe të jetë pjesë e dokumentit të lëshuar, sepse në shumicën e rasteve në certifikatë shkruhet: nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Çka do të thotë që një subjekt mund të jetë i hetuar për krime të rënda, por pa iu komunikuar kjo, sepse duke qenë një sekret hetimor është e natyrshme që nuk do të tregohet në një dokument që i lëshohet subjektit, që është objekt i atij hetimi”, thotë Enrico Trantino, Kryetar i Dhomës Penale te Katanias.

Pra në bazë të këtij investigimi dhe intervistave, duket që kemi të bëjmë me 2 vërtetime të ndryshme; ai i siguruar nga ne, nëpërmjet avokates Carmen Gulizia dhe ai zotit Tahiri me mangësitë e formës dhe të përmbajtjes që ka.

Top Channel siguron që vërtetimi i marrë nga ne ka dalë nga Prokuroria e Catanias, zyrtar dhe sipas afateve që parashikon procedura. A mund të thotë zoti Tahiri të njëjtën gjë për dokumentin e tij? Dhe më kryesorja, siç thotë edhe kryetari i Dhomës Penale të Catanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga Prokuroria e Katanias. / TCH

December 13, 2017 19:41
Komento

10 Komente

  1. Ladi December 13, 20:43

    Kjo eshte bomba e TCH.Me vjene keq keq per kete televizion.Nuk e kuptoj ku jane provat,Keto qe shkruhen jane budallalleqe,.Kane mbi 1 muaj nuk po shikojme asnji prove,jo per gje por e kerkonin ne burg pa prova.Keto jane skandale,keshtu sillen me nji ish minister,vaj hallit per njerzit e thjeshte.se cfare ndodh.Publiku nuk sqarohet ,por behet konfuzion me imadh,me keto informacione qe jepen..Ky lloje shtypi nji hall e ka qe merren me kete informimi,se parate e droges diku jane pastruar.Per kete jeni munduar deri ne Allemanj zotrinj te Topit.Ju lumte se na sqaruat

    Reply to this comment
    • intelektuali December 14, 08:57

      Ore dallkauk fanatik, po cfare provash kerkon ti more BYLMEZ i Rilindjes? Po kush i tha Sajme Qorrit te fallsifikonte nje dokument pafajesie gjasme te leshuar nga Gkykata e Katanjes pa emer dhe vule?

      sepse:

      Edhe kalamajte e rruges e kuptuan se deshmia e Sajmes ishte vetem:

      NJE LETER BYTHE!

      Reply to this comment
  2. SIR December 13, 21:06

    Eshte kriminale ne ate vend qe gabimet e Rames (apo Tahirit) barazohen me krimet e Lul Sali berishes..
    .
    Ka nje skenar “mirror” midis kapjes Tahirit me kapjen e nipit Enver hoxhes..
    .
    Mu kujtua para ca ditesh rrefimi i nje agjenti special i nje vendi demokratik qe tha se kishim grup special qe injektonim kancer apo semundje vdekjeprurese per armiqte tane…dhe jepte shembuj.
    .
    Eshte e sigurte qe Tahiri ka bere disa kilogram “pislliqe” por te pa dokumentuara…..kurse Sali Bisha ka bere tonelata krime te dokumentuara dhe Doland Lute e rruges elbasanit k ane cerekshekulli qe zgerdhihen….
    .
    Ato qe drejtojne kete skenar dihet kush jane…dhe kane qellim te krijojne mjegull per te eklispuar krimet berishiane..
    .
    Kam shume rezerva per edi ramen
    qe po tregon nje
    IMPOTENCE KRMINALE..
    PER KRIMETE E BERISHES

    DHE PER HIPOKRIZINE KRIMINALE TE MIQVE TANE
    .

    per kujtese..ja si bubulluan mediat kriminale shqiptare kunder Ermal Hoxhes;

    ***
    Televizioni “Channel One” transmetoi një lajm sipas të cilit, Ermal Hoxha, nipi
    I Enver Hoxhes, rezultonte të ishte pronar i 3 restoranteve luksoze në Gjermani e Norvegji. Sipas këtij televizioni, që i referohej një dokumentacioni të siguruar nga kompania ndërkombëtare “Orbis”, Ermali që u arrestua në operacionin antidrogë që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në Elbasan, ishte aksioner në restorantin “Pizza Paradaise” në Neustadt të Gjermanisë, ku xhiroja vjetore rezulton të jetë 13 milionë dollarë, bashkë me Vojsava Tagën.

    Po sipas këtij informacioni Ermal Hoxha kishte një tjetër restorant me emrin “Zur Bruecke” në Betriebs dhe restorantin “TWINS Restourants”, në Moss të Norvegjisë.

    Por pas publikimit të këtij lajmi të dhënë nga “Channel One” nga disa burime thuhet se bëhej fjalë për një tjetër Ermal Hoxha

    Pronari i 3 restoranteve rezulton të jetë Ermal Xhavit Hoxha, një 38 -vjeçar i lindur në Tiranë, që kishte banuar në Krujë për disa vite dhe që jetonte prej 17 vjetësh në Gjermani. Ai ndohet aktualisht në Shqipëri, për shkak se babai i tij ka probleme shëndetësore. Ermal Xhavit Hoxha thotë se ai është bashkëpronar me Vojsava Tagën, që është bashkëshortja e mikut të tij,

    Reply to this comment
  3. hë për hë.... December 13, 22:20

    Top Channel le ti bej te fala kunatit te Ridvan Bodes qe monitoron sot lajmet si drejtori i saj. Stafi i ketij televizioni ka hyre tashme ne nje loje te piste per ti humbur qe te gjitha. Ti rrojne shenduret e vajzat. Kaq

    Reply to this comment
  4. lydia December 13, 22:26

    tani e ka zbuluar topchanel qe dokumenti qe paraqiti tahiri nuk ishte gje tjeter por nje leter bakalli,une kete e kame komentuar ne kete gazet diten qe e paraqiti tahire e thashe qe kjo leter qe paraqit tahiri vetem dokument zyrtar i prokuroris te nje shteti evropjan nuk eshte ,sepse mungon logoja e institucionit e shoqeruar me adrese elektronike the nr telefoni plus mungonte the emri i titullarit te institucionit ,por cuditerisht askush nuk i diskutoj keto detaje

    Reply to this comment
  5. Arberia December 13, 22:53

    Per mua qe nje skandal moral qe nje vagabondi drogaxhi, kurvar dhe kumarxhi, i kapur mat me nje kurve ne nje nga pemet e Lanes, iu dhaa emri i nje rruge(!?) Cfare do t’u themi femijve tane per kete “hero”?!

    Reply to this comment
  6. Ujku ujku por Cakalli beri namin ne tufe! December 13, 23:19

    Ore Tahiri mund te kete bere veprime koruptive i perfshire me “kushurinjte” ne trafiqe droge dhe mund edhe te besohet ! Por ne fund te fundit eshte nje maje gjelpere perpara Klanit Berisha ! Top Qenalli ka nxjerr ose investiguar ndonje dokument te Klanit Berisha per shume ceshtje madhore qe i dine te gjithe, se Klani Berisha i ka mohuar dhe vazhdon ti mohoj !

    Reply to this comment
    • intelektuali December 14, 11:01

      O Cakall i Edvinit,

      PO KUSH E KA LENE SALIUN TE LIVADHISE SI UJKU NE MES TE DELEVE BUDALLAQE?

      sepse:

      Me duket me thene te drejtese se AI qe e ka bere Sali Gerdecin si “Gjeli maje plehut”

      ESHTE EDI RAMA DORA VETE

      Qe perqesh Lul Bashen diten sa per sy e faqe dhe nate shkon dhe ben pazare mafioze per te ndare LEKAT e krimit tek fusha e zeze.

      A NUK I KE PARE TE DY EDHE SALI GERDECIN DHE EDVIN DROGEN SI FYEJNE DHE TALLEN ME ZYRTARET E LARTE TE SHBA,

      Njesoj si “Gjela maje plehut”?

      dhe:

      Njesoj si Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?

      Reply to this comment
  7. ETHEM December 14, 10:21

    TOPI I BLER NGA SALISTET DO DESHTOI ME TURP.SAJESA TAHIRI ESHTE LOJE E SALIUT SIÇ VEPROI ME NANON QE E FUTI NE BURG DHE MANDEJ I DHA PARAT E BURGUT.
    SALI+TOPI+PREKURORET TROPOJAN ME LLALLEN E KO..ESHTE LOJA PER TE ARRESTUAR TAHIRIN E RREZUAR RAMEN.
    FILLIMISHT LOJA FILLOI:PERGJIMET E HABILAJVE DHE ZERI QE DEGJOHET NE TELEFON..JANE USTALLARET E SALIUT ME NE KRYE ZAGANIN-ISH POLIC.ESHTE E THJESHT:TE PYETEN HABILAJT NE BURG NESE ESHTE ZERI TYREM..! KJO NUK BEHET..ATHERE SAJOHET ÇESHTJA SOTA.EUROT JANEN TE TYRE.NUK DEL NJERI TJETER QE TE THOT JAN TE MIAT.PSE THON SE JANE TE TAHIRIT ?
    U SAJUA DOKUMENTI TAHIRIT SE GJOJA E KA FALLCIFIKUAR.AVUKATI E SQAROI MIRE.PRA TOPI E SALIU DESHTUAN EDHE KETU.TASHME PRITET NJE SAJES TJETER.
    TAHURI DO DALI I PAFAJSHEM SIKURSE RAMA QE MORI 10 NE BRUKSEL.LE TE PELCASI SALIU..LULI..LIKJA…MINI E KO.NE 2019 RAMA DO MARRI EDHE BASHKIT QE I DHA LSI -SE + EDHE 50% QE KA PD.NE 2021 PD DO TE SHKRIHET DHE LULI DUHET TE SHKOI NE HOLLANDE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*