Të ardhurat lokale tejkalohen me 1.5 miliardë lekë

May 14, 2019 20:52

Të ardhurat lokale tejkalohen me 1.5 miliardë lekë

Me rreth 1.5 miliardë lekë është tejkaluar plani i mbledhjes së të ardhurave nga taksat lokale, në 4 mujorin e parë të këtij viti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bën të ditur se, të ardhurat nga taksa lokale janë rritur me 40% në raport me të dhënat e të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Konsolidimi i Reformës Administrative Territoriale, që ndërmori qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorët e huaj, po jep rezultatet pozitive edhe në mbledhjen e të ardhurave financiare për bashkitë, që janë faktorë në më shumë investime për komunitetin dhe zonën.

Sipas ekspertëve, rritja e të ardhurave i adresohet edhe vënies në funksionim të sistemit Informatik të Zyrës me një ndalesë. Pjesa më e  madhe e bashkive në vend kanë vënë në dispozicion të qytetarëve ambiente moderne zyrash shërbimi me një ndalesë, ku janë vendosur edhe sportelet e shërbimeve që ofrohen nga qeveria qendrore ADISA duke e bërë më të thjeshtë aksesin nga qytetarët për shërbime dhe veprime financiare.

Modernizimi i këtij shërbimi që ofron më shumë se 76 shërbime lejon shtimin e shërbimeve nga përdoruesi sipas nevojave specifike të institucionit vendor por edhe ka ulur ndjeshëm korrupsionin dhe burokracinë në shërbime.

Qeveria po çon me tej konsolidimin e Reformës Territoriale dhe Administrative, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian si modeli që zhvillon autonominë e bashkive dhe i zhvillon ato sipas nevojave dhe karakteristikave që kanë.

 

b.b/dita

May 14, 2019 20:52
Komento

2 Komente

  1. Drini May 15, 14:09

    Normal qe jane rritur te ardhurat lokale se eshte rritur numri I lejeve te ndertimit per pallate. Taksa e ndertimit eshte rritur nga 2% ne 7% si dhe jane shtuar taksa te tjera lokale. Problemi eshte ku shkojne keto taksa, pasi cilesia e jetes ne qytet si Tirana bie per shkak te dendesise se madhe te ndertimit, trafikut te makinave, ujit te pijshem ne rubineta, kanalizimeve, plerave si dhe ajrit qe thithim.

    Reply to this comment
  2. Arben May 15, 14:17

    Gjithe vemendja tek parate tuaja.

    Gjysma e ketyre perfundojne ne llogarite bankare

    te hajdutave qe votojme perpikmerisht sa here ka

    votime.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik,

    Eshte fajtor per keto vepra penale dhe jo viktime e tyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*