Të ardhurat për frymë, “pasurohen” tiranasit, “varfërohen” kuksianët

June 18, 2018 15:45

Të ardhurat për frymë, “pasurohen” tiranasit, “varfërohen” kuksianët

Rritja ekonomike e vendit po mbështetet më pak te Tirana, ndërsa është rritur pesha e Vlorës dhe Korçës. Sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas rajoneve për vitin 2016, qarku i Vlorës ka regjistruar rritjen më të lartë ekonomike me 7.69%. Vlora duket se ka përfituar nga tendencat pozitive të turizmit, megjithatë rritja e lartë për vitin 2016 mund të përligjë edhe hipotezat për një kontribut të lartë të ekonomisë së zezë në rritjen e shpenzimeve në këtë qark.

Pas Vlorës, qarqet me rritjen më të lartë ishin Korça me 6.2%, Dibra me 6.19% dhe Lezha me 6.11%. Kjo e ka bërë më të rëndësishëm kontributin e këtyre qarqeve në rritjen ekonomike. Korça kontribuoi me 0.35% të rritjes totale, që për vitin 2016 ishte 3.35%.

Tirana, që natyrshëm ngelet kontribuuesi kryesor në rritjen ekonomike të vendit, për vitin 2016 nuk hyn në qarqet me rritjen më të lartë. Pesha e Tiranës në rritjen ekonomike zbriti në 1.62%, nga 2.57% që kishte qenë për vitin 2015.

Ndërsa qarku i Fierit regjistroi rënie ekonomike për të dytin vit radhazi, me 4.22%. Rënia e Fierit ka një impakt domethënës në ecurinë e prodhimit kombëtar. Për vitin 2015 Fieri dha një kontribut negativ me 0.77 pikë përqindje, ndërsa për vitin 2016 kontributi ishte sërish negativ me 0.5 pikë përqindje, raporton scan tv.

Për sa i takon prodhimit për frymë, qarku më i pasur ngelet Tirana, me 699 mijë lekë në vit, i ndjekur nga Fieri me 530 mijë lekë. Përveç tyre, vetëm Gjirokastra dhe Durrësi qëndrojnë sipër mesatares kombëtare prej 513 mijë lekësh. Qarku ku prodhimi për frymë është më i ulët është Kukësi, me vetëm 314 mijë lekë në vit.

o.j/dita

June 18, 2018 15:45
Komento

2 Komente

  1. info analitike June 18, 17:22

    Shoke bedrinj qysh keshtu? Po a nuk duhet te ishte kjo qeveri ne favor te shtresave ne nevoje? Perse me politiken e saj po pasurohen vec ata qe kane e po varferohen te vobektit?

    Reply to this comment
  2. intelektuali June 19, 07:47

    513 mije leke GDP mesatare per fryme me vit? Kjo do te thote afro 4100 euro prodhim kombetar per koke shqyptari ne vit qe po ta pjestojme me 366 dite te vitit del:

    4100:366 = 11 eur ne dite prodhon ekonomia jone kombetera mallra dhe sherbime per cdo koke shqyptari

    A MAJFTON KJO SHIFER PER QEVERINE?

    Qe duhet me keto leka te paguaje police dhe mesues, administraten dhe mjeket e shtetit, pensioniste dhe te papune, por edhe te ndaje ndonje lek per investime infrastukrutore, rruge, shkolla, kopshte, lulishte, tregje dhe sistemime etj dhe akoma me shume leke per te prishur stadiume dhe teatro kombetare me nje te levizur te gishtit te BOSIt dhe servileve pas tij?

    Edhe nje katunar qe nuk di fare nga arithmetika elementare e kupton se kjo shifer qe perftohet nga Prodhimi yne Kombetar eshte qesharake dhe se pa fonde shtese do te ishte e pamundur ekzistenca e shtetit shqyptar.

    QYSH ATEHERE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*