Të ardhurat personale, më shumë se një vit më parë

February 21, 2016 15:29

Të ardhurat personale, më shumë se një vit më parë

Ndryshimi i mënyrës së taksimit të të ardhurave personale duket se ka dhënë efektet pozitiv në buxhet ashtu siç pritej. Të dhënat paraprake të treguesve fiskale të muajit janar tregojnë se të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar në masën 3.2 miliardë lekë, nga 1.9 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo mund të argumentohet edhe me faktin e rritjes së të punësuarve, apo uljen e informalitetit që do të thotë që shumë të punësuar që punonin në të zezë janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore. Qeveria miratoi një politikë të re taksash sa i takon të ardhurave personale, ku hyri në fuqi taksimi progresiv.

Sipas ligjit të ri të gjithë ata që kanë të ardhura nga paga deri në 90 mijë lekë në muaj paguajnë më pak taksa në shtet nga sa paguanin deri në 31 Dhjetor të vitit 2013. Të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe: TAP mbi të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga interesat bankare; TAP nga dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash.

Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore, në rreth 60%, sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale.

Aktualisht formula e tatimit progresiv mbi pagën konsiston tani në tri shkallë:

1­­­-Të ardhurat nga pagat nga 0 deri në 30 mijë lekë në muaj, tatohen me zero përqind, pra mbeten të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale

2-­­­Të ardhurat pagat nga 30 mijë lekë/muaji deri në 130 mijë lekë/muaji, tatohen me 13% të diferencës midis pagës me pragun 30 mijë lekë/muaji

3-­­­Të ardhurat nga paga mbi 130 mijë lekë/muaji tatohen me 13,000 lekë plus 23% e diferencës së pagës me 130 mijë lekë.

February 21, 2016 15:29
Komento

10 Komente

  1. info analitike February 21, 16:42

    Lum si shqiptaret. Perse largohen kot ata kur te ardhurat po i rriten e reformat po rezultojne te suksesshme. Forca edhe pak se tashme e kemi kaluar edhe Gjermanine.

    Reply to this comment
  2. Akilis February 21, 17:45

    Eshte si te thuash qe beme me shume gola kete kampionat por jemi prape ne vend te fundit te klasifikimit.
    Kuptuat qe keta luajne me jeten tone?

    Reply to this comment
  3. Beni February 21, 22:35

    O injorante ! Kur rriten taksat per qytetaret, rriten apo zvogelohen te ardhurat ?! Po, eshte e vertete , u rriten te ardhurat hajduteve te qeverise dhe sherbetoreve servile te paftyre te tyre qe hartojne statistika fallso !

    Reply to this comment
  4. Beni February 21, 22:42

    Po, me shume dalin, sepse sasia e lekeve te vjedhura eshte dyfishuar ne xhepat e pushtetareve, keshtu qe duke bere llogari keto para te grumbulluara plus te ardhurat e buxhetoreve, plus pensionet e rritura me 1% , plus pagesen e papunesise, pjestuar per nr. e banoreve te punesuar e te papune , do te dale nje shifer me e madhe si mesatare !…Keshtu, po !

    Reply to this comment
  5. Lion February 22, 00:09

    Duhet shkruar keshtu: “Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale, me shume se nje vit me pare”.Tatimi progresiv qe zbatohet tani bazohet ne parimin qe kush fiton me shume te ardhura personale nga paga etj, paguan me shume tatim.

    Reply to this comment
  6. Arben February 22, 09:28

    TE HYRAT E SHTETIT U RRITEN ME 25% (NETO)

    QE DO TE THOTE SHTETI MERRTE 100 LEK ME PARE DHE TANI MERR 125 LEK.

    A ESHTE RRITUR KAQ EDHE EKONOMIA????!!!!!!!!!!!!!!!!

    DUHET QE EKONOMIA TE JETE RRITUR 30% QE TE JENE RRITUR TE ARDHURAT PERSONALE.

    TE TJERAT JANE STATISTIKA TE PAVLERA.

    (AMAN ORE SE NUK PO KEMI KU TE COJME ME PARATE)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*