Njihni “kategorinë e katërt” të çlirimit seksual

Dr. Adem Harxhi December 30, 2017 02:45

Njihni “kategorinë e katërt” të çlirimit seksual

Seksi dhe seksualiteti human, siç dihet, kanë tre qëllime kryesore: ne bëjmë seks për riprodhim, për të qetësuar veten dhe si një formë kënaqësie. Shpesh, këto tre qëllime kombinohen të gjitha bashkë.

Duhet të dini se ka edhe një kategori të katërt me të cilën ne çlirohemi seksualisht. Kjo është një praktikë mendore, që pak njerëz në Perëndim e kanë provuar. Kjo është një praktikë e vjetër dhe shumë e fuqishme.

Gjatë kësaj praktike seksuale, burrave dhe grave u thuhet të provojnë orgazma të shumta, ndërkohë, që aftësohen të arrijnë gjendjen e haresë spirituale!

Ky lloj seksualiteti njihet si tantra. Fjala tantra vjen nga Sanskrishtja, që në një përkthim jo strikt, mund të jetë “thur”,  “end”, “gjarpëroj”, “shpik”, “sajoj”. Rrënjët e saj shkojnë disa mijëra-vjeçarë prapa, në Hindutë e Indisë dhe në traditat spirituale Buddhiste. Vlen të theksojmë se tantra, në vetvete, nuk është një fe e veçantë. Është kjo arsyeja, që gjithkush, i çdo feje ose besimin qoftë,  mund të përfitojë prej saj.

Si praktikë seksuale tantra është zhvilluar  në dy “rrugë”.

E para, “rruga e djathtë”,  që u referohet praktikuesve që përdorin meditimin dhe rituale të tjera për të arritur harenë, kënaqësinë, gjendje orgazmike të ndërgjegjshme, por pa kryer aktivitet seksual.

“Rruga e majtë” e aktivitetit tantrik, që për të arritur gjendjen spirituale të ndërgjegjshme dhe për të vënë nën kontroll në mënyrë mentale energjinë orgazmike, përdor si mjet seksualitetin.

Kur flasim për përdorimin e seksit me qëllim që të çlirohet shpirti, kjo për shumë veshë mund të tingëllojë e frikshme dhe dyshuese. Për shumë nga ju që do t’i lexoni këto rreshta mund t’u duket një zhargon modern. Por, më besoni, kjo ndodh.

Kjo ndodh sepse praktikat seksuale tantrike nuk pajtohen me sjelljet tona represive lidhur me seksin. Siç dihet, fetë tradicionale në mënyrë kokëfortë, kanë ngritur kufij midis shpirtit dhe kënaqësisë së mishit.

Njerëzit që praktikojnë tantrën flasin për bio-energjinë, që për ata është korrenti elektrik që ndjejnë të lëvizë nëpër sistemin nervor dhe që e arrin pikën kulmore shpërthyese me arritjen e orgasmës.

Me praktikë, frymëmarrja e thellë me bark, që shoqërohet me lëshim tingujsh dhe lëvizjesh, bën të ngarkohemi me energji seksuale që ndihmon për të arritur orgazmën.

Dr. Adem Harxhi

Dr. Adem Harxhi December 30, 2017 02:45
Komento

3 Komente

  1. normali June 10, 10:37

    I lé dhe pleqte pa mend , doktor dhe do gremisen harcave te tantres.

    Reply to this comment
  2. asd June 11, 19:58

    Edhe kete doktorrin e pyesin qytetaret dixhitale ?

    Reply to this comment
  3. Z/K January 2, 19:29

    “Rruga e djathte” ose “Rruga e Kycit”te dores dhe Rruga e Majte qe e ka fal Zoti per rehatin e trupit te njeriut dhe cdo kafshe.Per riperterijtje dhe defrim apo sefe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*