Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

May 10, 2016 18:08

Të bëhesh nënë në moshën 70 – vjeçare

Një grua nga Indi është bërë nënë në moshën 70 – vjeçare.

Daljinder Kaur solli në jetë një djalë, pas dy vitesh trajtimi IVF (fertilizim in vitro), në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryana, me bashkëshortin e saj 79 – vjeçar.

Siç shkruan “The Telegraph”, çifti ishte martuar prej 46 vitesh dhe kishin humbur shpresat që do të bëheshin ndonjëherë prindër, ndërsa prej vitesh iu ishte dashur të duronin talljet e banorëve të zonës, pasi infertiliteti shihet se një mallkim nga Zoti.

“Zoti dëgjoi lutjet tona. Jeta ime tashmë është e kompletuar. Po kujdesem vetë për fëmijën dhe ndihem plot energji. Im shoq është gjithashtu shumë i kujdesshëm dhe i dashur dhe më ndihmon sa mundet”, tha Kaur për Agjencinë e Lajmeve AFP.

Vetë nëna thotë se është rreth të 70 – ave, një skenar i zakonshëm në Indi, pasi shumë njerëz nuk kanë çertifikatë lindjeje, ndërsa klinika në një deklaratë tha se gruaja ishte 72 – vjeç.

Bebeja u ngjiz duke përdorur vezët dhe spermën e çiftit. Ai lindi i shëndetshëm, ndonëse peshonte vetëm 2 kilogramë.

Kjo nuk është hera e parë që një grua në moshë bëhet nënë. Në 2008 – ën, një 72 – vjeçare solli në jetë dy binjakë, po falë fertilizimit in vitro.

May 10, 2016 18:08
Komento

1 Koment

  1. as May 10, 22:50

    gazetar injorant
    1. as nje femer pas menopauzes nuk ka me veze
    2. ne rast se do te kishte veze dhe spermatozoide cifti do te ishte fertile
    3. gazetar lexo pak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*