Të bëhet një ligj për legalizimin e së vërtetës

Arben Duka October 4, 2016 12:30

Të bëhet një ligj për legalizimin e së vërtetës

O deputetë të Kuvendit,
re e zezë na është bërë jeta,
se është në çdo anë të vendit,
ilegale-e vërteta!

Po ju shkruaj përsëri,
kam një dert që dot s’e mbaj,
gënjeshtra në Shqipëri,
ngriti mbretërinë e saj!

Pse gënjeshtra u shpall mbret,
ky éshtë derti që dot s’mbaj,
ju të dashur deputetë,
jeni zëdhënësit e saj!

Për hallin që kam sot unë,
do dukem si puné idioti,
këtu kush gënjen më shumë,
quhet burri më i zoti!

Për gënjeshtrën s’di ç’të them,
ajo shtohet edhe shtohet,
e vërteta është problem,
duhet të legalizohet!

Me gënjeshtra gjithë jeta,
në Kuvënd kini luftuar,
që egziston e vërteta,
fare e kini harruar!

Menjëherë ajo nuk ngjit,
ku gënjeshtra është mbret,
të paktën një herë në vit,
të thoni një të vërtetë!

Problemin e di dhe vetë,
i vështirë do jetë fillimi,
ndaj kërkoj-o deputetë,
të bëhet legalizimi!

Gënjeshtrat le të vazhdojnë,
është e tyre mbretëria,
nga ato dot nuk shpëtojnë,
as ju – dhe as Shqipëria!

Se gënjeshtra është legale,
kuptohet dhe pse s’e thashë,
ndaj kush flet pér ideale,
duket si kali balash!

E vërteta është fshehur,
nëpër vrima kaq shumë vjet,
ndaj na duket si i shkrehur,
kush thotë ndonjë të vërtetë!

Sot poeti ju kërkon,
veç një nen dreqi e mori,
e vërteta-si nocion,
ësht’ zhdukur dhe nga fjalori!

Veç një nen për ligjin tonë,
dhe mbyllet ky muhabet:
“Njerzit kanë të drejtë të thonë,
edhe ndonjë të vërtetë!”

Mund ta thotë të vërtetën,
dhe të mos penalizohet,
ndaj e kërkova të shkretën,
pse duhet të ligjérohet!

Për gënjeshtrën s’investohem,
se gënjeshtra ja bën mu,
për të vërtetën përgjërohem,
se është kthyer në tabu!

O deputetë Shqipërie,
të vërtetën ju s’e doni,
po për ca ushtarë lirie,
duhet ta legalizoni!

Arben Duka October 4, 2016 12:30
Komento

1 Koment

  1. Claus October 4, 17:22

    Te lezecme i ke vjershat,o bilbil i rilindjes!!
    Nuk lodhesh se shkruari vjersha,o bilbil i Rilindjes!
    Por,si nuk bere nje vjershe per trafikantet e droges qe jane deputete te rilindjes,o bilbil i rilindjes?!
    Por,si nuk bere nje vjershe per trafikantet e vajzave shqiptare qe jane deputete te rilindjes,o bilbil i rilindjes?!
    Por,si nuk bere nje vjershe per perdhunuesit e vajzave dhe grave qe jane deputete te rilindjes,o bilbil i rilindjes?!
    Por,si nuk bere nje vjershe per vrasesit qe jane deputete te rilindjes,o bilbil i rilindjes?!
    Apo jane trafikante te mire,o bilbil i rilindjes?!
    Apo jane perdhunues me kulture dhe te edukuar,o bilbil i rilindjes?!
    Apo jane vrases xhentellmene,o bilbil i rilindjes?!
    Po si nuk te vjen turp,o bilbil i rilindjes!
    Je edhe poet o bilbil i rilindjes!
    Si mundet nje poet te mbylle syte,para trafikanteve,perdhunuesve,vrasesve,o bilbil i rilindjes?!
    Po pac faqen e zeze,o bilbil i rilindjes!
    (Po,nese keto pyetje qe t’i bera une,te t’i beje femija jot,si do t’i pergjigjesh o moralist i rilindjes?!)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*