Të bllokuar nga Tatimet, subjektet mund të ankimojnë në gjykatë

July 31, 2018 17:26

Të bllokuar nga Tatimet, subjektet mund të ankimojnë në gjykatë

Bllokimi që Tatimi u bën për 30 ditë aktivitetit të restoranteve, bareve, hoteleve dhe resorteve të vijës bregdetare, pasi i kap duke kryer evazion fiskal, përbën një humbje të madhe për bizneset në fjalë.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftojnë se nuk ka kthim prapa, e se bllokimi është bërë pasi subjektet janë kapur për herë të dytë me shkeljen e moslëshimit të kuponit fiskal.

Ato thonë se Tatimet do të nisin procedurat për ndjekjen penale, në rast se do të ketë heqje të shiritave dhe rihapje të aktivitetit para afatit të bllokimit. Edhe nëse vërehen rihapje të aktivitetit me licencë të re, por në të njëjtin mjedis, Tatimet do ta konsiderojnë shkelje.

Bizneset kanë faktikisht një hapësirë ku mund të ankimojnë bllokimin dhe ajo është Gjykata Administrative. Kjo gjykatë mund të vendosë për pezullimin ose jo të bllokimit dhe gjobës, derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Tatimorët kanë ushtruar mbi 5.000 kontrolle për sezonin turistik të këtij viti dhe kanë konstatuar 2.000 shkelje nga subjekte private, me një vlerë të llogaritur prej 75.2 milionë lekësh.

Në listën e atyre që janë bllokuar figurojnë biznese të njohura në fushën e hotelerisë dhe restoranteve në të gjithë rivierën bregdetare.

s.a/dita

July 31, 2018 17:26
Komento

4 Komente

  1. Arben July 31, 18:23

    Me keto Masa,.patjeter qe do te kapi majat llogaria

    Bahamas e olsi rames.

    Reply to this comment
    • Nihilisti i pandreqshem. July 31, 19:50

      O Arben o kokedru,
      Ai biznes qe evadon dhe spaguan taksa dhe tatime fut ilegalisht ne xhepin e vet ato para qe jane tonat(edhe te tuat) dhe qe neser do kthehen ne investime per rruge, kopshte dhe cerdhe(edhe per femijet e tu o katran me boje). Zeherri te ka helmuar shpirtin dhe trurin se ne cdo koment ti do e lidhesh me Ramen, Rilindjen edhe kur keta duan te forcojne shtetin e se drejtes.dhe indirekt te ndihmojne edhe ty, mua dhe ne te gjithe.

      Reply to this comment
      • Arben July 31, 22:28

        sot qe flasim, 40% e asaj qe fitojne njerezit e punes,

        shkon te edrama.

        nga keto, gjysma shkon te logaria bahamas olsi rama

        dhe gjysma, ne sherbime shume te debatueshme

        se sa efektive jane.

        te ishin ne dore te atyre qe i kane fituar me pune, do

        te ishte e drejta.

        Reply to this comment
      • Arben July 31, 22:31

        tani e lexova me me kujdes,

        o e forcoi shtetin baba i ketyre, enver-serbi, o ska.

        po pyet ca me te moshuarit, nese nuk ke haberin,

        a kane pare ndonje dite te bardhe me sy ne jetet e tyre

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*