Të bukur, të pasur, por… vijnë erë

May 10, 2018 10:40

Të bukur, të pasur, por… vijnë erë

 

I kanë të gjitha të mirat dhe duken perfekt, por po t`i afrohemi mund të nuhasim ndonjë aromë jo aq të mirë. Ka një kategori personazhesh publikë që nuk lahen shpesh, ose nuk kujdesen shumë me parfume e deodorante. Jo plotësisht për fajin e tyre, por sepse janë alergjikë nga sapunët apo deodorantët. Kushedi sa të vështirë do ta ketë pasur Angelina Jolie ta ndajë shtratin me Brad Pitt që bën pjesë në këtë grup njerëzit.

Brad Pitt

Moslarja e shpeshtë e Brad-it lidhet me ekologjinë. Ai nuk dëshiron të shpërdorojë ujin.

Matthew McConaughey

Matthew McConaughey ka pranuar se nuk ka përdorur kurrë parfum apo deodorant në jetën e tij dhe për të është ankuar Kate Hudson, e cila vuri re aromën e tij të keqe gjatë xhirimeve. E ta mendosh që është fitues i Oscar.

Orlando Bloom

Orlando Bloom ka kushedi se sa fanse të cilat nuk ia dinë sekretin. Ish-e dashura e tij e tha. Ai nuk e ndërron bluzën dhe pantallonat për një javë.

Robert Pattinson

Robert Pattinson, ish-vampiri i famshëm i filmit “Vampire`s Diary” ka thënë se nuk shkon dot në dyqane për të blerë rroba se e fotografojnë. Kështu që ka shumë pak e i lanë rrallë. Vetë mund të lahet sa të dojë, por nëse vesh rroba të palara po e imagjinojmë se ç`erë vjen.

Julia Roberts

Julia Roberts, dora vetë nuk lahet shpesh për të njëjtën arsye si Brad Pitt. Ajo kursen ujin dhe i shkreti truproja i saj. I ka ardhur në majë të hundës era e keqe aq sa e tha sekretin.

Megan Fox

Megan Fox jeni me fat të madh që s`e njihni nga afër. Huqi i saj qenka shumë i keq. Ajo harron t`i hedhë ujë tualetit dhe mjerë ata që shkojnë pas saj.

Leonardo DiCaprio

Tani po që u bë serioze kjo temë. Edhe Leonardo DiCaprio nuk lahet shpesh. Mjaftohet me dy herë në javë dhe nuk përdor kurrë deodorant për djersën. I pëlqen era mashkullore.

Jessica Simpson

Kurse Jessica Simpson bën pjesë në grupin e atyre që nuk lajnë dhëmbët

l.h/ dita

May 10, 2018 10:40
Komento

1 Koment

  1. Evita May 10, 10:55

    Kini harruar Ilir Meten- i ka dhembet lebeti te verdha e te prishura…! Shikoni kur shkoi te Xing me Ermalin damin ne pah dhembet e qelbur ….! Verdhacuke…! Pas tij vjen Berisha …!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*