Të burgosurit kërkojnë faljen e presidentit, paralajmërojnë greva

April 19, 2016 20:25

Të burgosurit kërkojnë faljen e presidentit, paralajmërojnë greva

Janë 1800 të burgosur në Idrizovë dhe në burgun e Shtipit të cilët  kanë kërkuar faljen nga Presidenti Ivanov. Me numër të burgut dhe firma, të burgosurit kërkesat e tyre ua kanë dorëzuar avokatëve, të cilët do t’i dorëzojnë në kabinetin e presidentit. Të burgosurit i dërgojnë porosi presidentit Ivanov se u është bërë padrejtësi dhe se janë lënë në harresë.

Kjo kërkesë e tyre vjen pas vendimit të Ivanov për faljen e elitës politike të cilët ishin në process hetimi. Të burgosurit janë shprehur se edhe ata meritojnë të falen. Ata nuk kërkojnë falje të plotë, por vetëm ulje të dënimeve prej 30 deri 50%.

“Unë e kuptoj se kjo do të bëjë jehonë në opinion se kriminelët në një mënyrë duhet të lirohen. Nuk është e vërtetë. Ata njerëz janë të gjykuar për atë që kanë bërë dhe tanimë po i vuajnë dënimet. Por, asnjëri prej tyre, asnjëri nuk ka virtyt që të kërkojë heqjen e tërësishme të dënimit. Ata janë të vetëdijshëm se kanë gabuar dhe kërkojnë t’u ulet dënimi”, ka thënë avokati, Zvonko Davidoviç.

Në mesin e atyre që kanë nënshkruar ka edhe të dënuar me burg të përjetshëm. Ata nga presidenti kërkojnë dënimet t’u ulen nga 15 deri 20 vjet. Presin përgjigje të shpejtë nga presidenti sepse në të kundërtën paralajmërojnë grevë urie.

“Më thanë se në qoftë se nuk marrin përgjigje në ndonjë afat të arsyeshëm, se të burgosurit do ta shfrytëzojnë gjithë atë që parashihet me ligj, sidomos të drejtën e votës, pra të mos votojnë, ata dhe familjet e tyre. Ndërsa bëhet fjalë për 15.000 persona”, deklaroi Davidoviç, raportojnë mediat maqedonase.

Për momentin në të gjitha burgjet ka 3152 persona të burgosur.

April 19, 2016 20:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*