Të dashur armiq Edi Rama dhe Lulëzim Basha!

Arben Duka June 6, 2016 10:44

Të dashur armiq Edi Rama dhe Lulëzim Basha!

Na erdhi Qershori,
dhe u poqën fiqtë,
fiks në këtë kohë,
takohen armiqtë!

Sot një hov të ri,
do marri epoka,
se s’i thonë shaka,
takohen dy koka!

Takohen dy koka,
koka të mëdhaja,
ndaj të gjithë flamujtë,
janë ngritur në maja!

Kokat e mëdhaja,
që ka Shqipëria,
ndaj dhe kaq e madhe,
na duket çudia!

Luli me Edvinin,
banorë të një shteti,
sikur janë Jezusi,
edhe Muhameti!

Dhe sot do të ndodhë,
shpërndarja e reve,
se janë shpëtimtarët,
e të dyja feve!

Krisht e Muhamet,
natyrisht nuk janë,
po është kaq e madhe,
zhurma në Tiranë!

Që të gjitha mediat,
zjarr sikur kanë marrë,
sepse do takohen,
dy armiq shqiptarë!

Ndaj dhe kaq e madhe,
është këtu kjo ditë,
sepse do të treten,
gjithë armiqësitë!

Kokat e mëdhaja,
do prishin mërinë,
dhe tash do punojnë,
veç për Shqipërinë!

Keq edhe më keq,
si u katandis,
si për ta shpëtuar,
u gjet kompromis!

U gjet kompromisi,
kur u poqën fiqtë,
që në tavolinë,
të ulen armiqtë!

Do ulen armiqtë,
të bëjnë bisedime,
armiku i gjatë,
do të bëjë lëshime!

Armiku i shkurtër,
do kërkojë ç’të dojë,
do t’ia japë i gjati,
si llokum në gojë!

Në takim-të shkurtrin,
i gjati e uli,
ndaj edhe do bëhet,
si të dojë Luli!

Si të dojë Luli,
me tamam do bëhet,
që në tavolinë,
Qershori të zhbëhet!

Njëzet e tre Qershori,
s’ka pikë rëndësie,
rëndësi të kemi,
reformë drejtësie!

Po nuk mund të kemi,
një reformë të saktë,
kur e dikton ligjin,
pjesa më e paktë!

Pakica me vota,
asnjë gjë nuk mund,
po do bëjë shumica,
lëshime pa fund!

Merri dy të tretat,
thotë Edvin bilbili,
po fiks kjo formulë,
është Thembër Akili!

Me këtë formulë,
Luli lulëzon,
Rama dot nuk heq,
dhe nuk emëron!

Mazhoranca s’ka,
një fuqi për be,
ndaj gjendja do mbetet,
si ç’është e siç qe!

Arben Duka June 6, 2016 10:44
Komento

4 Komente

  1. Beobachter June 6, 12:22

    Te lumt Arben, e ke qar dhe kte si shum te tjerat !

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA June 6, 13:03

    Më mirë nuk shkruhet!…
    Ironi dhe Sarkazëm e fortë!…
    Një Radiografi e vertete e e gjendjes dhe sharlatanizmit politik ne Shqiperi!
    Arben Duka , nje nga penat me te forta te Realitetit tragjiko-komik shqiptar!

    Reply to this comment
  3. shqipe June 6, 13:03

    Ne do te pamunduren
    vertet te harriet
    Eshte koha qe DERRIT
    “O dajo” t’i flitet!!…

    Ndaj Rames i duhet
    qe te lozi rende.
    Ndryshe, ball nuk behet
    nga e ter’ kjo gjeme…

    Kjo do i kushtoj
    Por, vetem atij.
    Qe vendin ta shpetoj
    Ai,do e harrij…

    Doemos qe Rama
    Do humbas miqte!
    Do humbas te miret
    Do fitoj’ te liqte!…

    Madje edhe miq
    Kaq te mire,sa Beni…
    Qe, s’i pas avazit
    Asnje here s’i erdhi…

    Por e fshikulloi
    Per te mire te vet.
    Per te mir’ te vendit,
    Qe pat mbetur shkret.

    Durim miq,durim!
    Ne ket’ zhurme derdhur…
    Se muzik’e mire
    degjohet vec neser..

    Reply to this comment
  4. corape kuqi June 6, 18:27

    U takuan dy bythat jo dybkokat. Imagjinoni burrat qe drejtonin socializmin?
    Krahasoinibme dy burrecat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*