Të dashur punëtorë dhe proletarë! Braktisni partitë dhe krijoni urgjent sindikatat!

August 31, 2016 12:17

Të dashur punëtorë dhe proletarë! Braktisni partitë dhe krijoni urgjent sindikatat!

Meqë ditë për ditë,
këtu unë kam shkruar,
di që ka shumë gjëra,
për të protestuar.

Nëse një protestë,
dikush do ta nisë,
do të protestoja,
kundër varfërisë.

Plaga më e madhe,
e gjithë Shqipërisë,
që duhej të qe,
ankth i qeverisë!

Për të qenë në krye,
s’gjen një burrë me prerje,
njerëzit u mësuan,
me këtë mizerje.

Këtu s’ka liria,
kauza madhore,
kur është varfëria,
tema kryesore!

Dje një burrë i rreptë,
që s’mban dot shtëpinë,
më tha: “O Arben,
ju dhjefsha Lirinë!”

Të dhjefsha Lirinë,
që larton-o Dukë,
as më duhet fare,
kur nuk më jep bukë!

Kam liri pa fund,
shtetin për të sharë,
po ku të pjerdh shteti,
kur ti hiqesh zvarrë!

Kalanë me kohë,
shteti e ka marrë,
ditën që punëtorët,
ktheu proletarë!

Ditën që punëtorët,
ktheu proletarë,
të hedhur në rrugë,
edhe të përçarë!

Këtu qeveritë,
prishën sindikatat,
në letra pa vlerë,
i kthyen kontratat!

Kur Berisha kishte,
këtu qeverinë,
sindikatë-Kalaja,
ishte me Salinë!

Rasti unikal,
në gjithë Planetin,
që një sindikatë,
të jetë Një me shtetin!

Dhe brezi i ardhshëm,
këtu do të vuaj,
po s’e morët vetë,
në dorë fatin tuaj!

Partitë gënjejnë,
kur bëjnë fushatat,
braktisni partitë,
ngrini sindikatat!

Mos prisni të ikë,
qeveri e vjetër,
që t’i zini vendin,
një punëtori tjetër!

Për këtë kam folur,
po s’më kanë dëgjuar,
nga ky fenomen,
s’ka më të shëmtuar!

Sa herë që pushteti,
na ndryshon nga boja,
ti bukën e tjetrit,
ja rrëmben nga goja!

Këtë ndyrësi,
bëjnë të këqijtë,
kur vijnë-ndërrojnë,
edhe fshesaxhinjtë!

Fukarait sofrën,
ja lënë fare thatë,
sepse për ta mbrojtur,
nuk ka sindikatë!

Më shumë demokratët,
po dhe socialistët,
në rrugën e madhe,
hedhin specialistët!

Të gjithëve u duket,
shteti si lugat,
askush s’kërcet dhëmbët,
se s’ka sindikatë!

Kur s’ka sindikata,
shteti bën ç’të dojë,
se s’gjendet askush,
shtetin ta rrëzojë!

Këtu proletarët,
rendin pas partive,
dhe kanë lënë peng,
bukën e fëmijve!

Të kish sindikata,
që të ngrinin tonet,
këtu s’do të vinin,
kurrë koncesionet!

Gjithë koncesionet,
vjedhin Shqipërinë,
dhe shkak kryesor,
për papunësinë!

(Vijon nesër pjesa e dytë)

August 31, 2016 12:17
Komento

16 Komente

  1. paci August 31, 16:32

    Ti o Duke i madh fjalen e ke hake
    po kush ngre me lart gishtat ne kemi marak
    Nuk kemi problem se mbesim pa buke
    ska gezim me te madh se kur tundim flamujte
    flamujt e fitores per kalorsit tane
    qe per cerek shekulli ketu ben vec gjeme .
    Kte e dijne shum mire tash e gjithe njerezia
    po ne na duhen Andrea dhe partia .
    Andrea e Fevziu na duhen se na sajojne perralla
    kurse palo partite te na bejne hatara .
    Tash vazhdo o Duke se nuk dije sa Ty
    uroj qe ky popull ti hape veshe e sy .

    Reply to this comment
    • Bekim September 1, 13:51

      Beke
      I nderuar Arben ke ngritur nje problem madhor sepse proletaret duke rendur pas partive kane harruar te mbrojne te drejtat e tyre duke u bashkusr ne sindikata,sic i ka bota e qyteteruar. Te rrish pa pune 4-8 vjet deri sa te vije partia jote ne pushtet qe ti zesh vendin e punes sivellait tend proletar,eshte mallkim. Ne vend qe proletaret te bashkohen per te mbrojtur vendet e tyre te punes dhe te drejtat per paga me te larta,shkojne e behen laro te partive qe nuk pjerdhin fare per interesat e puntorise,por verem per interesa e tyre pushtetore e pasurore.Ndersa proletaret presin pa pune e pa buke, te vije ne pushtet partia e tyre,politikanet ose ja e deputete me rroga te majme,ose meren me bizneset e veta pa pyetur per proletaret qe vuajne per copen e bukes. PROLETARE BASHKOHUNI NE SINDIKATA TE MBRONI TE DREJTAT E TUA. Nje keshille vellazerore:- Nese kreret e sindilatave behen bisht i ndonje partie,largojini urgjent se ata nuk do punojne per te drejtat e tua,por per perfitimet e tyre.

      Reply to this comment
  2. MH August 31, 16:54

    Por dhe sindikatat kur forcojne buxhetin dhe pushtetin.Fap – fup kthehen ne parti.

    Reply to this comment
  3. Bekim September 1, 08:47

    Beke
    I nderuar Arben ke ngritur nje problem madhor sepse proletaret duke rendur pas partive kane harruar te mbrojne te drejtat e tyre duke u bashkusr ne sindikata,sic i ka bota e qyteteruar. Te rrish pa pune 4-8 vjet deri sa te vije partia jote ne pushtet qe ti zesh vendin e punes sivellait tend proletar,eshte mallkim. Ne vend qe proletaret te bashkohen per te mbrojtur vendet e tyre te punes dhe te drejtat per paga me te larta,shkojne e behen laro te partive qe nuk pjerdhin fare per interesat e puntorise,por verem per interesa e tyre pushtetore e pasurore.Ndersa proletaret presin pa pune e pa buke, te vije ne pushtet partia e tyre,politikanet ose ja e deputete me rroga te majme,ose meren me bizneset e veta pa pyetur per proletaret qe vuajne per copen e bukes. PROLETARE BASHKOHUNI NE SINDIKATA TE MBRONI TE DREJTAT E TUA. Nje keshille vellazerore:- Nese kreret e sindilatave behen bisht i ndonje partie,largojini urgjent se ata nuk do punojne per te drejtat e tua,por per perfitimet e tyre.

    Reply to this comment
  4. Shahisti September 1, 09:50

    O Poet i madh (nuk po te them me bejtexhi se me dhimbesh si ke katandisur tani), po mire, pak ndershmeri inelektuale nuk te ben keq edhe ty. Shume dakord qe sindikata-Kalaja ishte nje me shtetin, fare dakord, po Bashkimet Profesionale te Rita Markos (dmth sindikatat e Rites) a nuk ishin nje me shtetin e pjerdhur te asaj kohe? E dyta, se po na flet per varferine dhe mire ben, po kaq shpejt e harrove zotrote varferine e viteve te rregjimit te Satrapit Enver? He mo, kaq shpejt e harrove, dhe atehere po te ankoheshe ndopak per ate varferi, jo ne gazete mo se nuk te linte kryeredaktori, po edhe shokut tend te ngushte t’i qaheshe, ta bente mamin operativi i lagjes. Hajde Duke na bej nje poeme, po te gjate ama, se si po te ankoheshe se ishe i uritur ne kohen e Enver Bythos te pushkatonin per agjitacion e propagande, ose te fusnin ne burg se nxije realitetin e shkelqyer komunisto-pordhist te asaj kohe. Te lutem o POET.

    Reply to this comment
  5. Une September 1, 14:18

    Nuk kam diskutuar asnjeher,
    po do diskutoj kete here,
    or shahist,ore idiot,
    vujtem dje,pse te vuajm sot.

    Shikoj qe ti llap shume,
    po cfar do, or na henksh mune.
    mbylle halen,mor aman,
    se e qelbe gjithe dynjane.

    Reply to this comment
    • Shahisti September 1, 16:39

      E di ti o debil qe beje mire qe nuk diskutoje. Po ç’pate kete here, kush ta mbushi mendjen qe u bere i mencur dhe fillove te tjerresh bejte edhe zotrote, a thua se nuk mjaftonte ky ish-oficeri ketu.

      Reply to this comment
  6. Andrea (jo Stefan trapi) September 2, 02:09

    Shahisti,e kuptoj neverine tende ndaj Enverit po cti besh ai regjim ishte ku.shume si puna tende qe hanin me shume sec duhej denoheshin me burg.Por kam degjuar se atje ti kishe nje pune te nderuar qe perktheje veprat e Enverit per partite komuniste neper bote si dhe spiunoje shoket.Megjithate ti nuk e uren ate regjim per kete por per ate qe te bene halektualet e seres tende.Ta bene menderen mesimore dhe tashti derdellit si soj HALEJE.Ngushellime p bythe shqyeri i regjimit te Enverit.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku September 3, 12:07

      Eh i ziu ti, oficer ishe, oficer mbete dhe te duket se i di te gjitha. Po qe per te shqyer bythe kam degjuar qe juve ne ushtri e kishit si pune sporti popullor. Veprat e Enverit vazhdo lexoji zotrote se kushedi meson ndonje gje qe te duhet kur shkon ne nevojtore. Shendet e te mira o trupjerdhur torrollak.

      Reply to this comment
    • Shahisti September 3, 12:08

      Eh i ziu ti, oficer ishe, oficer mbete dhe te duket se i di te gjitha. Po qe per te shqyer bythe kam degjuar qe juve ne ushtri e kishit si pune sporti popullor. Veprat e Enverit vazhdo lexoji zotrote se kushedi meson ndonje gje qe te duhet kur shkon ne nevojtore. Shendet e te mira o trupjerdhur torrollak..

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*