Të dashurosh narcizin

January 30, 2019 02:01

Të dashurosh narcizin

Kush dashuron apo ka pranë një njeri narcist, do vuajë agresivitetin e tij, nevojën e tij të pangopshme për t’u ndjerë i veçantë.

Nëse nuk zgjojnë këtë admirim që besojnë se e meritojnë, narcizët zemërohen dhe madje bëhen agresivë.

Ata janë thuajse të verbër dhe i përsëritin vetes një mesazh: “Jam më i mirë, jam superior”.

Një mënyrë të menduari që nëse e analizojmë mirë nuk është edhe aq e jashtëzakonshme, sepse nëse e pranojmë ose jo, të gjithë e eksperimentojmë më shumë se një herë në jetë.

Psikologët e quajnë “iluzion i superioritetit”.

Makiko Yamada, shkencëtare e programit të neuroimazheve molekulare në Japoni e vendos iluzionin e superioritetit mes dy pikave strategjike të trurit; korteksit frontal që proceson ndjesitë e Unit dhe qendra e strijuar, ose pjesa e trurit për Shpërblimet.

Imazhet e vetes sonë varen nga ajo se si është rruga që lidh këto dy zona cerebrale: një autostradë nervore që ka emrin “qarku frontal i strijuar”.

Sa më pak të jenë të lidhura këto qendra cerebrale, më e lehtë është që të ndihemi superiorë në diçka ose në gjithçka.

Por Yamada thotë se iluzioni i superioritetit sidoqoftë ka qenë një pjesë kyç në evoluimin njerëzor sepse na ndihmon të kemi shpresë në të ardhmen.

Pra vlerësimi me dashamirësi, edhe pse jo objektiv,  është përfitim për shëndetin mendor. Por kur ruhet masa. Ndryshe kalohet te arroganca ekstreme, që nga pozitivitet kthehet në një defekt në tru.

b.m. / dita

January 30, 2019 02:01
Komento

3 Komente

  1. Albani May 27, 01:06

    “Pasqyrë moj pasqyrë, më thuaj një gjë! Cila është më e bukura?” – pyeste njerka e Borëbardhës duke parë veten në kristalin e famshëm.

    Objektivi kryesor i njerëzve të vetëkënaqur është të mos vendosin marrëdhënie të ngushta, por t’u tregojnë të tjerëve epërsinë dhe kur ndihen të admiruar hyjnë në një gjendje ekstaze dhe përforcojnë fodullëkun e tyre.

    Njerin e kemi ne krye te vendit aktualisht

    Kujton se eshte piktor…

    Reply to this comment
  2. Flutura May 27, 21:58

    Ne fakt narcizët ndihen superiorë, por nuk janë të kënaqur me veten.
    Jane paradoks
    Sepse shquhen për mendjemadhësi, por kane pak vetëvlerësim.

    Reply to this comment
  3. Nqs dicka eshte e mundur per Boten e Psikologjise ,s'mundet te thuash se ajo eshte gjithmon e vertete ... January 31, 10:35

    Lexojm shpesh her Tema ,
    qe ne realitet kan shume pak te bejne me nivelin e shoqerise Shqiptare ne ate vend ,
    pra temaltika qe prekin nji perqindje minimale te asaj shoqerie ,gje per te cilen un pesonalishte shpesh her ,
    i bojkotoj ose shkruaj ne nji art “zbavites ” qe i pershtatet vertet mnivelit te asaj shoqerie .

    Jovetm nganjiher ,kam peshtypjen se shqiptaret ,
    keqkuptohen dhe thjeshte bejne interpretime te nji filozofie jete te huaj ,duke hedhur tema te tilla psikologjike , sipas meje jashte natyres se asaj shoqerie
    ————————————————————————-.
    Dhe tjetra , ajo qe kto tematika nuk marrin shume vemendje nga komentuesit eshte pikerishte ai tregues
    i nivelit ne ate shoqeri ,duke i shtuar ketu edhe jokorrektesine e funxionimit te Portaleve ,pra menaxhimi i tyre joserioze duke ushtruar Censure ,saher i pelqen X moderatori ,gje qe e ben aspak serioze portalin .Madje ka shume raste ,
    kur ti ose X -person diskuton seriozishte me nji X nivel ,
    dhe papritur nuk te postohet ! Pra kjo e ben te pasigurt nga ana tjeter pjesmarrjen serioze ne kto tema (sipas meje) dhe kur X -komenton nji gjuhe banale ose le te thjemi vulgare ,qe prek nervin nivelit te shoqerise aty , postohet menjiher per cudi !!!
    Pra kjo eshte nji nder arsyet ,qe X person ,kur komenton ke kjo faqe ,zbavitese , shpesh her tallet e ben gallate .

    Eshte per te ardhur keq , qe nuk exziston nji Portal ,ku qytetari shqiptare ,(si kudo ne shtetet e tjera) te diskutoj mbi cdo teme te jetes ,pa u censuruar ,per cazo moderation .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*