KOMENT / Të dehesh me birrë

Erjon Braçe December 13, 2015 19:54

KOMENT / Të dehesh me birrë

Prej ditesh, te udhehequr nga nje gazete, Berisha, Basha, deputetet e tyre po flasin per sulm ndaj “prodhimit vendas”!!

Per te thene te verteten, ne e subvencionojme “prodhimin vendas” atje ku ai eshte:

Ne Bujqësi, ku jo vetem aplikojme mbrojtjen nga produktet e importit, por edhe duke subvencionuar bujqit me 20% te vleres se cdo produkti te tyre.

Ndaj prodhimi bujqësor dhe eksportet bujqësore janë rritur si kurrë më parë në 25 vite.

Ne manifakturë, ku ofruam, miratuam, tani eshte ne veprim nje pakete e tere qe ul kostot dhe ka rritur prodhimin, madje duke kthyer nje pjese te tatim fitimit te paguar per te rritur kete industri; Ndaj prodhimi i tekstileve apo këpucëve dhe eksporti i tyre është rritur si kurrë më parë në 25 vite.

Ne përpunimin e mineraleve, naftës, bakrit, krimit, duke cliruar produktin nga ngarkesa e rentes minerare, vecanerisht e rendesishme si mase tani apo kurdo qe cmimet e mineraleve ne tregjet nderkombetare shkojne me renie. Ndaj prodhimi i mineraleve po vijon të rritet edhe përtej konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare të çmimeve.

Ne biznesin e vogël, prodhim e shërbime, ku per here te pare ne 25 vite po ofrojme per biznesin qe operon sot, por edhe per cdokend qe kerkon te ngreje biznesin e tij ketu, prodhues e te sherbime, tatim zero leke.

Edhe per birrën vijojme te ofrojme mbrojtje. Për cilindo prodhues nën 200 mijë hektolitra kemi një akcizë që arrin në 400 lekë, ndërkohë që për çdo prodhues mbi 200 mijë hektolitra kemi një akcizë 600 lekë. Askush nuk e thotë këtë të vërtetë. Ulerima e njerit prej prodhuesve qe deh me birre Berishen e Bashen, me gjoja direktive evropiane, as ja vlen te degjohet, hic.

Direktiva flet per prodhim artizanal, jo per prodhim industrial sic ky ne kete vend. Nejse, përtej së gjithës vlen një raport: Ne po mbrojmë prodhimin masiv vendas, në bujqësi, manifakturë, minerale, energji, si dhe gjithë sipërmarrjen e vendit. Mbrojmë edhe tre prodhues birre. Berisha e Basha pse dehen?!!

Erjon Braçe December 13, 2015 19:54
Komento

2 Komente

  1. info analitike December 13, 21:28

    O Braceziu po ti je dehur me sarine tashme!!! Perpiqu ti mbushesh mendjen Likes se Mones e jo Saliut apo Lulit, se eshte ai qe ju akuzuar se po mbroni birren e huaj dhe jo ate vendase.

    Reply to this comment
  2. andi December 13, 22:12

    Ky Bracia po ju nxin jeten ju krimineleve te Sali Serbit, ju nxjerr rrenat ne drite te diellit. Por Soji jua nuk skuqet as nuk nxihet se te pa fytyre keni ken jeni e do jeni sa te jeni gjalle, rrace Shpellash pa pik morali njerezor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim